Në burg për vjedhjen e qindra mijëra eurove në shtëpitë ku punonte, çfarë tha Rozeta Dobi në prokurori: Kisha çelës, atë ditë po punoja

Në burg për vjedhjen e qindra mijëra eurove në shtëpitë ku punonte, çfarë tha Rozeta Dobi në prokurori: Kisha çelës, atë ditë po punoja

1673210555_Screenshot3.jpg

Në dëshminë e saj të parë në prokurori për vjedhjen e më shumë se 120 mijë eurove në shtepinë ku ajo punonte, 49-vjeçarja Rozeta Dobi ka treguar se atë ditë kur familja ka konstatuar vjedhjen ajo ishte duke punuar.

“Është pyetur shtetësia Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se prej rreth 5 vjetësh ishte pastruese e banesës së shtetases Alda Klosi dhe bënte pastrimin e banesës çdo javë, në ditën e hënë. Me datë 15.12.2022 rreth orës 11.00 ka marrë autobusin e unazës se madhe dhe ka zbritur tek stacioni tek Ringu dhe në këmbë ka shkuar tek banesa e Altin Klosit ku ka bërë pastrimin e banesës deri në orën 18.00. Gjatë kohës që ka qenë duke pastruar rreth orës 12.00 ka dëgjuar se vajza e tyre ka telefonuar Altinin dhe pasi ka mbaruar telefonatën me vajzën, Altini i ka thënë se i kishin vjedhur Aldës shtëpinë. Ajo ka deklaruar se kishte një kopje të çelësit të banesës ku jetonte shtetësja Alda Klosi dhe këtë çelës nuk ia kishte dhënë asnjë personi tjetër”, ka thënë ajo.


Lajmi kryesor:

Nënë e bir vodhën qindra mijëra euro, Report Tv siguron dosjen! Pastruesja: E urreja Aldën, 120 mijë eurot i mora në shtëpinë e saj! 20-vjeçari me 3 'Benz-a'


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'