Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, që akuzohen për vjedhjen e qindra mijëra eurove në shtëpitë ku 49-vjeçarja punonte si pastruese janë lënë në burg. Report Tv ka siguruar dosjen e plotë. Në dosje thuhet se denoncimi i parë është bërë më 15 dhjetor nga Alda Klosi, e cila ka konstatuar vjedhjen dhe që në fillim ka thënë se dyshonte te pastruesja e saj.
Ajo është telefonuar nga vajza e saj dhe i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ajo i ka komunikuar se e kam mbyllur dhe më pas ka shkuar tek banesa ku ka konstatuar se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme. Pas kontrollit të bërë ajo sqaron se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka pasur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. Në lidhje me vjedhjen e banesës së saj e dëmtuara ka pasur dyshimet kryesore tek pastruesja e cila quhet Rozeta Dobi”, thuhet në dosjen e siguruar nga Report Tv.
Zyrtarja e administratës Alda Klosi në dëshminë e dhënë në polici ka pohuar se pas kontrollit të bërë a i mungonin bizhuteritë e shumë viteve të cilat i ka pasur në dhomën e gjumit.
42-vjeçarja Klosi ka pohuar gjatë dëshmisë se më parë ka punuar si shefe e kabinetit të ish zv. Kryeministrit Ahmetaj, ka thënë se 120 mijë euro që i kanë vjedhur ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer.
Ndërkohe grabitja e parave është pranuar edhe nga vete e arrestuara. Ajo ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje ne polici se parate I kishte vjedhur nga urrejtja që kishte krijuar për Alda Klosit. Teksa ndodhet pas hekurave bashkë me djalin e saj, Rozeta Dobi shprehej se kishte urrejtje për punëdhënësen e saj Alda Klosi, ish-shefe kabineti e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ky është një ndër detajet që thuhet në dosjen e prokurorisë, të siguruar nga Report Tv. Ajo ka thënë se paratë i ka marrë në kasafortën e Aldës.
Por ndërkohë dy te arrestuarit janë vendosur në përgjim ambinetal gjatë qëndrimit ne paraburgim ku kanë deklaruar mes tyre se policia nuk ka mundur të gjejë parate e fshehura në tubin e aspiratorit. Kaq ka mjaftuar që policia të shkoje për here te dyte ne banesën e tyre duke gjetur edhe shumen e 400 mije eurove të cilat ende deri tani nuk I ka dalë pronari.
Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi dolën sot para trupës gjykuese për vjedhjen e shtëpive ku Rozeta punonte si pastruese. Ata dyshohet se kanë grabitur 4 banesa të familjeve VIP, përveç asaj të zyrtares Alda Klosi ku morën 120 mijë euro. 49-vjeçarja dhe djali i saj vodhën 120 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë nga shtëpia e ish-shefes së kabinetit të ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj. Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit, kishte fotokopjuar çelësat dhe bashkë me djalin e saj vodhën paratë dhe e inskenuan ngjarjen si një grabitje.
Përveç 120 mijë eurove, policia kreu një tjetër kontroll në banesën e 49-vjeçares një ditë më parë dhe iu gjeti në tubin e aspirimit 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia. Burimi i këtyre parave mendohet të ketë qenë nga grabitje të ndryshme të banesave nga të cilat, dyshja vidhte çdo gjë me vlerë. Nënë e bir dyshohen si hajdutët e shumë vjedhjeve të cilët ende nuk u është gjetur autori. Rozeta Dobi së bashku me të birin pasi vodhën paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve, një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe makina të shtrenjta, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale.
Havier Dobi, 20-vjeccari i akuzuar se së bashku me mamanë e tij ka vjedhur qindra mijëra euro, ka rrëfyer para grupit hetimor se si mamaja e tij i ka treguar paratë.
“I është marrë deklarim të dyshuarit Havier Dobi i cili ka deklaruar se, në datën 15.12.2022 rreth orës 09:00 ai ka shkuar me makinën e tij Mercedes- benz ngjyrë gri me targa AA390VT së bashku me mamanë e tij tek Rruga e ”Kosovarëve” pasi mamaja e tij punonte si sanitare tek një banesë në komleksin Orion. Pasi kanë vajtur në Rrugën e ”Kosovarëve” ka parkuar makinën dhe ka qëndruar rreth 20 minuta brenda në makinë. Më pas ka zbritur nga makina dhe ka vajtur tek hyrja e pallatit për të parë vendin që i kishte thënë mamaja e tij dhe më pas është kthyer përsëri në makinë. Nga aty pak minuta më pas ka dalë mamaja nga makina dhe ka shkuar te banesa ku ajo pastronte. Ka qëndruar rreth 10-të minuta dhe pasi ka dalë me vete ka patur një çantë shkolle adidas ku ka hipur në makinë dhe kanë zbritur në lagjen ku ata banojnë. Në momentin që kanë arritur te lagja ka vënë re se mamaja e tij ka nxjerrë nga çanta një kasafortë dhe e ka hedhur te koshat e plehrave. Disa ditë më vonë mamaja i ka treguar një shumë parash me prerje 500, 200 eurosh, me prerje 100 dollarësh dhe 50-tëshe lekë, ku i ka sqaruar se këto lekë ajo i kishte marrë te banesa te Rruga e ”Kosovarëve” tek banesa ku ajo jetonte si sanitare. Deklaron se me një pjesë të këtyre parave kishte blerë dy makina tip Mercedes benz. Njëra ngjyra e bardhë me targa AA907LZ ndërsa tjetra ngjyrë e zezë me targa AC055HD.”, thuhet ne dosjen e siguruar nga Report Tv.
Alda Klosi, 42-vjeçares që më parë ka punuar si shefe e kabinetit të ish zv. Kryeministrit Ahmetaj, ka thënë se 120 mijë euro që i kanë vjedhur i kishte familja e xhaxhait të saj që rrinte në amerikë. Në dëshminë e saj në dosje, të cilën Report Tv e disponon ajo thotë se ajo thotë se ai vuante nga kanceri dhe ishte shumë sëmurë.
“I është marrë deklarim të dëmtuares Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmije) dollare të cilat kanë qenë prerje 100( njëqindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë. Deklaron se ka pasur një unazë floriri me medalionin e shën mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me shën meri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gure diamandi. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markes Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino”, thuhet në dosje.
Teksa ndodhet pas hekurave bashkë me djalin e saj, Rozeta Dobi shprehej se kishte urrejtje për punëdhënësen e saj Alda Klosi, ish-shefe kabineti e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ky është një ndër detajet që thuhet në dosjen e prokurorisë, të siguruar nga Report Tv.
“Është bërë shoqërimi i dy të dyshuarve në Komisariat. I është marrë deklarimi të dyshuares Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se, Alda Klosi ka marrë një banesë me qera tek Rruga e ”Kosovarve” e cila aty qëndronte me vajzën e saj. Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Pasi ka hyrë në banesë të cilën e ka hapur me çelsin që dispononte ka bërë një kontroll për të parë se çfarë ajo kishte në banesë. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prejeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lëkëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi”, thuhet në dosje.
Nga kontrolli i bërë nga policia në shtëpinë e Rozeta Dobit janë gjetur sasi shumë të mëdha parash por edhe sendesh me vlerë. Në dosjen e siguruar nga Report Tv konstatohet lista e mëposhte: n
1. Shuma prej 58 150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesedhjetë) euro nga të cilat 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) copë prereje 500 euro, 1(një) copë prerje 100 euro, 11 (njëmbëdhjetë) copë prerje 50 euro dhe 115 (njëqind e pesëmbëshjetë) copë prerje 200 euro;
2. Shuma prej 7000 (shtatëmijë) dollarë me prerje 100 (njëqindëshe);
3. Shuma prej 368 000 (treqind e gjashtëdhjetë e tetëmijë) lekë, 73 (shtatëdhjetë e tre) copë janë me preje 5000 (pesëmijë) lekë, 1 prerje në shumën 1000 (nëjmijë) lekë.
4. Kuti ngjyrë tulle brenda se cilës ka një byzylyk me ngjyrë rozë, byzylyk silver me ngjyrë grit ë zi, byzylyk silver me ngjyrë si diamand, byzylyk me llastik ngjyrë të zi, byzylyk ngjyrë floriri me mbishkrimin D G, zinxhirë ngjyrë floriri, varëse silver me ngjyrë rozë dhe zinxhirë me ngjyrë floriri,varëse silver me ngjyrë të kuqerremtë, varëse me gurë dekorativ, varëse pa mbishkrim, varëse me gurë, byzylyk me gurë dekorativ, byzylyk me zinxhirë silver, 6 (gjashtë) karfica me ngjyra dhe përmasa të ndryshme, 4(katër) vëthë të ndryshëm;
5. Kuti e kuqe kartoni me një varëse brenda ngjyrë floriri me një dekoracion në formën e një zemre;
6. Kuti kartoni me mbishkrimin Penelope ngjyrë kafe me të zezë e cila ka brenda një varëse me ngjyrë argjendi, varëse ngjyrë argjendi me një top të varur në fundin e saj, varëse ngjyrë bronzi me dekoracion me ngjyra në fundin e saj, varëse me ngjyrë gold me një kurorë të varur në fundin e saj, zinxhir ngjyrë gold pa mbishkrime dhe pa numër;
7. Varëse ngjyrë floriri pa mbishkrime;
8. Letër e bardhë me një varëse me zinxhirë si ajo e floririt me një zbukurim në formë luleje në fundin e saj;
9. Kuti kartoni me mbishkrimin Kalimero brenda ka 38 vëthë me ngjyra dhe përmasa të ndyshme;
10. Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin ZËAROSKI brenda të cilës ka dy byzylykë ngjyrë si ajo e floririt, një varëse ngjyrë silver, 7 vëthë të llojeve dhe përmasave të ndryshme, një kapëse si ajo e flokëve;
11. Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin ZËAROSKI brenda të cilës ka një varëse ngjyrë silver me gurë në fund, një byzylyk në formë gjethesh, dy unaza silver dhe një ngjyrë gold, 11 vëthë me forma dhe përmasa të ndryshme.
12. Një kuti me mbishkrimin GELOSIA ku brenda ka katër vëthë, një byzylyk të këputur në dy pjesë me dekorim në formë zemre, një varëse me ngjyrë silver, tre varëse ngjyrë gold të përmasave të ndryshme ku njëra ka medalion të shkruar “sister are connect heart to heart”, një varëse ngjyrë silver(zinxhir);
13. Orë dore ngjyrë gold e markës Maserati;
14. Orë dore ngjyrë gold me mbishkrimin Armitron;
15. Një çantë sporti me ngjyrë të zezë me mbishkrimin Adidas;
16. Një xhup me ngjyrë si gri dhe pjesa e bustit me ngjyrë të zezë, ku në anën e majtë ka të stampuar mbishkrimin SWID
17. Një xhup femrash ngjyrë në dukje si pana me mbishkrimin në pjesën e Canada;
18. Një çantë femrash ngjyrë blu dhe të bardhë me mbishkrimin Valentino;
19. Një portofol femrash me ngjyrë bezhë me mbishkrimin Valentino;
Mbi bazën e dyshimeve se në banesë fshiheshin edhe sende të tjera, është kontrolluar me imtësi banesa e të dyshuarve dhe në tubin e aspirimit janë gjetur të fshehura një shumë prej 404, 800 euro, 8 500 Usd dhe një sasi e konsiderueshme bishuterish, të cilat dyshohen se iu përkasin edhe personave të tjerë ku Rozeta Dobi ka punuar si pastruese.
Ndërkoh që 20-vjeçarit Havier Dobi i janë sekuestruar në automjetet të cilat dyshohet se ai i ka blerë me me paratë e vjedhura: Automjet i tipit Mercedez- benz me targa AA907LZ me ngjyrë të bardhë së bashku me çelës; Automjet i tipit Mercedez-benz AC666HD me ngjyrë gri së bashku me çelës; Automjet i tipit Mercedez-benz me targa AC055HD me ngjyrë të zezë me çelës; Telefon i markës Iphone 14 Pro max, me ekran me ngjyrë të zezë dhe me ngjyrë të bardhë pjesa prapa, me numër IMEI 359451590675411, IMEI 2 359451590962421 me kod hapje 0000; Telefon i markës Iphone 11 Pro, me ekran me ngjyrë të zezë dhe me pjesën prapa ngjyrë gold me numër IMEI 353839108230255 me kod hapje 150522. Një telefon me samsung i është sekuestruar edhe Rozeta Dobit.
Në dëshminë e saj të parë në prokurori për vjedhjen e më shumë se 120 mijë eurove në shtepinë ku ajo punonte, 49-vjeçarja Rozeta Dobi ka treguar se atë ditë kur familja ka konstatuar vjedhjen ajo ishte duke punuar.
“Është pyetur shtetësia Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se prej rreth 5 vjetësh ishte pastruese e banesës së shtetases Alda Klosi dhe bënte pastrimin e banesës çdo javë, në ditën e hënë. Me datë 15.12.2022 rreth orës 11.00 ka marrë autobusin e unazës se madhe dhe ka zbritur tek stacioni tek Ringu dhe në këmbë ka shkuar tek banesa e Altin Klosit ku ka bërë pastrimin e banesës deri në orën 18.00. Gjatë kohës që ka qenë duke pastruar rreth orës 12.00 ka dëgjuar se vajza e tyre ka telefonuar Altinin dhe pasi ka mbaruar telefonatën me vajzën, Altini i ka thënë se i kishin vjedhur Aldës shtëpinë. Ajo ka deklaruar se kishte një kopje të çelësit të banesës ku jetonte shtetësja Alda Klosi dhe këtë çelës nuk ia kishte dhënë asnjë personi tjetër”, ka thënë ajo.
Ceshtja po ngaterohet me keq per Alda Klosin.Dje u tha qe parate i kishte te deklaruara dhe te mbledhura /PER XHAXHAIN/ e semure qe po kurohet ne U.S;sot parate na dalkan se jane /TE XHAXHAIT/ te semure.Xhaxhai i semure me kancer e paska mendjen te //rregullimi i shtepise//?! Xhaxhai kishte grua,pse ja la kesaj?!Dhe kur dikush te le /amanet/shuma te tilla qe t'ju rregullosh shtepine,etj,nuk i mban ne shtepi,(ku mund te vidhen) se ke dyfish pergjegjesi,por i mban ne kuti ne banke.Kjo i mbante ne shtepine e saj /parate e xhaxhait!!!
PërgjigjuO haveir Cysh je na shneti ti? Te qenka bo shnet lek e baxhelles si ty the momest tate qe ja hogsha zemne satome osht njish.! Ja rrij ti leket ketyre te korruptmeve.at keqe thuj te filloj pun anej na surrele na roma se I ka me dyshek.
PërgjigjuSpaku te rri te ngrofet ne diell se pastrusja ja nxorri leket hajdetve
PërgjigjuSpaku i di po kujt tja prishe e kujt tja ndreqe... vihet ne rrezik siguria e nje vendi anetar te natos... me mire ca korrupsion se pasiguri politike
Eee te henksha Tubin e aspiratorit o shtet
PërgjigjuPo Alda dhe Ahmetaj u arrestuan?
PërgjigjuSekretari i përket Arben Ahmetajt? Atëherë kujt i përkasin paratë e gatshme?
PërgjigjuKoka e mafias eshte shefi i saj Ahmetaj qe mbrohet direkt nga Rama se i njohin bemat e njeri tjetrit.SPAK duhet ti arrestoj gjith kto plera ne pushtet qe po u pin gjakun popullit
PërgjigjuPoska pas siklet te madh Drejtoresha e pastroi pastruesija nga Sikleti, Po Tigri , Balluku Etjer Etjer Sa Miliona do ken neper shpira
PërgjigjuEdhe ti siklet te modhe kishe kyr shkryajte. M q s u gjeten disa para drejtoreshes , kjo sdo te thote qe edhe te tjer kan miliona nepęr shtëpira
Shkojn hajdutat me vjell nji shitse xhiron ditore me kallash 150 mije lek te vjetra dje ne durrres ,pse nuk shkojn ke kto sekretaret se paskan as shume sa me hor gjithe durrsi bashke
PërgjigjuI lumt dora PSE nuk i Mori edhe ma shume per keta duhet bere nji pétition qe te lirohen per kēte duhet te Dali populli ke bulevardi e mos te ikin nga atje pa u zhdukur keto hajdutat qe jane qeveri
PërgjigjuSi valle miri beni genta dhe elona nuk paskan komentuar ketu.... hahahaha
Përgjigjupastruesja eshte heroine alla-robin hood, jo hajdute. Nxorri ne pah vjedhjen stratosferike qe i behet taksave te shtetit nga nje nenpunese e korruptuar.
Përgjigju