Një video e publikuar në mediat greke ka shkaktuar trazira në ministrinë e Drejtësisë në Greqi.
Në këtë video që zgjat rreth 11 minuta shihen disa persona shqiptar për të cilët thuhet se po vuajnë dënimin në burgun famëkeq të Korridhalos. Por siç duket në videon e publikuar nga "To Vima", dhoma e burgut ngjan më shumë më një dhomë hoteli me 5 yje. Në të shihen shiptarët që janë "live" në Instagram ndërsa rreth e rrotull duket se rrethhen nga luksi. Në duart e shqiptarëve vihen re shishe alkooli të shtrenjtë dhe qindra euro. Gjithashtu mobilimi i dhomës duket teper komod ku nuk mungon as një televizor plazma i kohëve të fundit.
Kjo video daton në fillim të këtij viti dhe të burgosurit shqiptarë po festojnë pikërisht ndërrimin e vitit. Miqtë e tyre i urojnë livë nëpërmjet Instagramit dhe më e veçanta është se njëri prej tyre u thotë që të mos e bëjnë "tap" macen e zezë që mbajnë brenda.
Në lidhje me këtë video ka patur një reagim të fortë nga ministria e Drejtësisë së Greqisë, të cilët vijojnë të marrin masa për të asgjesuar mafian shqiptare si brenda dhe jashtë burgut.
“Nuk do të lejojmë sistemin e paligjshëm të mbizotërojë në burgje, ndaj do të ketë vazhdimisht një përgjigje vendimtare nga qeveria dhe nga gjyqësori”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.
Por drejtësia greke nuk është ndalur me kaq pasi kjo çështje është kaluar edhe në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë greke për të hetuar më shumë rreth mafias shqiptare.
Kur gjen shesh bo pershesh
Përgjigju