Në Cërrik dalin për peshk dhe 'zbulojnë' ilaçin kundër koronavirusit: Mblidh mendjen me raki dhe hudhra

Edhe Cërriku është duke u përballur me situatën e krijuar nga koronavirusi. Pjesa dërrmuese e qytetarëve janë ndërgjegjësuar dhe qëndrojnë brenda banesave, por një pjesë sërish frekuenton qendrën e qytetit duke dalë në xhiro, ndërsa ka edhe nga ata që kanë dalë për peshk.

Mjaft prej tyre edhe pa maska mbrojtëse dhe pa respektuar distancën që duhet të mbajnë nga njeri tjetri. Të pyetur nga Report Tv ata shprehen se nuk kanë frikë, ndërsa thonë se kanë 'zbuluar' edhe ilaçin kundër koronavirusit, që është rakia dhe hudhra.  

"Pse të kemi frikë, unë moshë e tretë jam, po erdhi, erdhi. Me hudhra me kos mblidh mendjen" tha njëri prej tyre. Një tjetër thotë se "Ne bashkë rrimë për ditë nga mëngjesi në darkë, edhe kafen bashkë, rakinë, hudhrat bashkë".

"Raki, hudhra, ikën virusi, nuk e kemi problem fare, ja afër rrimë ne, na kapi, na kapi" shprehet një tjetër. Përsa maska nuk bëhet fjalë, thonë ata, sepse  "i shesin nga 50 mijë lekë maskat, janë të gjithë të korruptuar".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 16/03/2020 18:07

    Ne kete periudhe te jashtezakonshme shtypi ka pergjegjsi se cfar percjell ti japesh hapsire lajmeve te tilla punon kunder popullit tend ...pra sipas titullit te ketij shkrimi o burra te gjithe jashte e te defrehemi sipas hobit tone?

    Përgjigju
  • Pijaneci: 16/03/2020 17:34

    Hej ju befte mire rakia

    Përgjigju
  • Ardjan Rroji: 16/03/2020 17:33

    Po menazhohet shume mire situata nga qeveria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI