FRANCË- Në daljen e tij publike të parë pas fitores, presidenti francez Emmanuel Macron është goditur me domate. Macron zhvilloi një takim me shitësit në një treg në Cergy, kur dikush nga turma hodhi disa domate në drejtim të tij.
Domatet në fakt nuk arritën të qëllonin presidentin francez, por një person që ishte i pranishëm në takim. Menjëherë kanë ndërhyrë rojet e tij të sigurisë të cilët hapën një çadër për të mbrojtur presidentin nga sulmet e mëtejshme dhe më pas e larguan Macron nga vendi i ngjarjes.
Macron po vizitonte Cergy, një zonë me rreth 65.000 banorë, që ndodhet rreth 30 kilometra nga qendra e Parisit, për të shpalosur programin e tij të ri si edhe angazhimin për këtë zonë.
48% e votuesve të Cergy votuan për kandidaten e së majtës ekstreme Jean-Luc Mélenchon, ndërsa vetëm 23% prej tyre për Macron.
Presidenti francez Emmanuel Macron mundi më 24 mars rivalen e tij të ekstremit Marine Le Pen të dielën me një diferencë të madhe votash. Emmanuel Macron mori 58.2% të votave, duke lënë pas kandidaten e krahut të djathtë Marine Le Pen, e cila ka marrë 41.8% të votave. Në fjalimin e tij të fitores, Macron falenderoi të gjithë mbështetësit, ndërsa u zotua se nuk do të vijojë me metodat e 5 viteve të shkuara, por theksoi se do të jetë president i të gjithëve.
SI.E.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?
-
PO
84.2%
-
JO
12.4%
-
NUK E DI
3.4%
Vota total: 8169
Lajme të tjera
-
Rama shfaqet i nervozuar pas takimit BE-Ballkani Perëndimor, i kërkon llogari Macron-it dhe Michel-it (FOTO)
23 Qershor, 14:27
-
Von der Leyen admiruese e Dua Lipës, Osmani e fton në 'Sunny Hill Festival': Hajdeni bashkë me Michel dhe Macronin
23 Qershor, 12:01
-
Macron: Partitë janë kundër një qeverie të unitetit kombëtar
23 Qershor, 09:09
-
Skandali në qeverinë e Macron, ministrja e re akuzohet për përdhunimin e një gruaje! Ushtronte profesionin e gjinekologes
22 Qershor, 16:53
-
Macron humb shumicën në Parlamentin francez
20 Qershor, 10:03
-
Zgjedhjet parlamentare në Francë, 'Së bashku' e Macron drejt humbjes së shumicës absolute
19 Qershor, 20:13
-
Sot raundi i balotazhit/ Humbje e ndjeshme për Macron në zgjedhjet parlamentare
19 Qershor, 09:38
-
Temperatura rekord në Francë! Digjen 9 mijë ha pyje në Spanjë, evakuohen 3 mijë njerëz! Italia, Lombardia mund të shpallin gjendje të jashtëzakonshme
18 Qershor, 13:42
-
Komisioni Evropian mbështet statusin kandidatit për Ukrainës! Putin: Epoka e botës së dominuar nga SHBA-ja ka përfunduar
17 Qershor, 07:33
-
Vizita e udhëheqësve të BE-së në Kiev, shpresë për rrugën evropiane të Ukrainës
16 Qershor, 21:08
-
Një përqafim miqësor dhe disa fjalë në vesh, fotoja e Zelenskyt dhe Macron po bën xhiron e rrjetit
16 Qershor, 21:00
-
Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë
16 Qershor, 07:38