Në dashuri diçka nuk shkon...çfarë thonë yjet për ju sot

Në dashuri diçka nuk shkon...çfarë thonë yjet për ju sot

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Të hënën do ketë shumë nervozizëm dhe shumë pak do të mjaftojë për t'ju bërë të humbni durimin. Mundohuni të përmbaheni të paktën në punë... Përsa i përket dashurisë, ndjeni se diçka nuk shkon. Mos e teproni dhe veproni me qetësi dhe moderim, gjithçka do të shkojë mirë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Të hënën do të keni Uranin në kontrast me Marsin dhe Saturnin. Kjo do t'ju sjellë lajme negative në planin e punës. Megjithatë, gjithçka është e qetë në dashuri. Mund të filloni të planifikoni diçka të veçantë me partnerin tuaj për të ardhmen.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Të hënën do të dëshironi t'i përkushtoheni më shumë dashurive tuaja sesa punës. Do ketë disa probleme pune, por do mund t’i kapërceni pa u munduar. Gjëra të vogla. Me pak fjalë, shkoni drejt në rrugën tuaj. Sukseset dhe qëllimet janë të arritshme, do të mund t'i kapni me entuziazëm.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Të hënën ju presin ditë shumë të veçanta në të cilat do të thirreni për të reflektuar. Nuk ndiheni plotësisht të kënaqur me jetën tuaj, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë të dashurisë. Do të kalojë, por ju duhet ta dëshironi. Vullneti i mirë është arma e parë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Të hënën më në fund do të keni mundësinë të korrni frytet e asaj që keni mbjellë së fundmi. Diskutimi vlen si në planin ekonomik ashtu edhe në atë moral. Dashuria, tani për tani, zë një vend të dytë. Megjithatë, kini kujdes sepse partneri juaj mund të nervozohet.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Të hënën Marsi dhe Saturni mund të nxjerrin në pah disa të vërteta të pakëndshme. Ju gjithashtu do të duhet të përpiqeni të mendoni për gabimet tuaja dhe të shpresoni të qëndroni në marrëdhënie të mira me njerëzit e përfshirë. Bëje për ty dhe për ta. Me pak fjalë, pak vetëvlerësim dhe optimizëm do të jenë baza për të arritur diçka të veçantë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Duke nisur nga e hëna do jeni shumë energjikë falë Marsit që është në favorin tuaj. Mund të keni vetëm humor të keq në mes të javës në lidhje me sferën e dashurisë. Por mos mendo për këtë tani. Dhe mbi të gjitha, qëndroni të qetë dhe përdorni të gjithë diplomacinë tuaj.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Të hënën do të keni disa dyshime në lidhje me marrëdhëniet. Ata që nuk ndihen më pjesë e një historie do të jenë në gjendje ta përfundojnë atë lehtësisht. Por së pari përdorni kokën tuaj, mendoni për të me kujdes. Do të shihni që gjërat do të përmirësohen.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Të hënën do t'ju pushtojë një dëshirë e madhe për të bërë. Kushtojini vëmendje vetëm të mërkurës ku mund të shfaqen keqkuptime në dashuri, të cilat duhen shmangur me kujdes. Kini kujdes për këdo që përpiqet t'ju pengojë.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Të hënën bëhuni gati ju presin ditë delikate pasi do t'ju duhet të vendosni për prioritetet tuaja të reja. Mundohuni të mblidhni të gjitha forcat për t'i përballuar sa më mirë ditët e ardhshme. Kjo është e vërtetë si në dashuri ashtu edhe në punë. Do të arrini të kapërceni problemet afatgjata.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Të hënën ju presin ditë fantastike në dashuri. Afërdita do ju bëjë të parezistueshëm në sytë e shumë njerëzve. Pse të mos bëni një hap përpara me partnerin tuaj? Mund të ketë ardhur koha për të pasur një fëmijë ose për t'u martuar.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Të hënën ditët në vijim do t'i kushtoni kryesisht punës dhe diplomacisë me kolegët tuaj të punës. Në dashuri gjithçka do të shkojë mirë. Ndërtoni diçka të veçantë me partnerin tuaj, merrni parasysh bashkëjetesën apo martesën dhe rikuperoni pasionin që është zbehur pak.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Tifozët e Partizanit sulmojnë ata të Tiranës në rrugë, çfarë s'u pa pas derbit të kryeqytetit

VIDEO/ Tifozët e Partizanit sulmojnë ata të Tiranës në rrugë, çfarë s'u pa pas derbit të kryeqytetit