“Në dashuri do të përballeni me disa probleme!" Horoskopi për ditën e sotme

“Në dashuri do të përballeni me disa probleme!

Dashi

21 Mars - 19 Prill

Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe tension. Në punë kohëve të fundit keni pasur kënaqësi të pjesshme, për shkak se situatat nuk i keni pasur shumë në favor. Por mos u dorëzoni, pasi rikuperimi do të vijë shumë shpejtë. Kush do të bëjë një zgjedhje të rëndësishme në dashuri ose në familje, fundi i vitit do të sjellë zgjidhjen e duhur.

Demi

20 Prill - 20 Maj

Kjo ditë do të jetë mjaft harmonike dhe interesante dhe me siguri shumë më e mirë se e diela, ku gjatë saj do të ndiheni disi të lodhur. Keni shumë për të bërë, por edhe shumë për të thënë. Lidhur me ndjenjat, e ardhmja parashikohet premtuese. Venusi do të jetë në favorin tuaj dhe shumë shpejtë edhe Saturni do të jetë në anën tuaj.

Binjakët

21 Maj - 20 Qershor

Gjatë kësaj fundjave yjet do të jenë mjaft të favorshëm. Parashikohen zhvillime të reja shumë premtuese dhe kjo është edhe arsyeja pse mund të bëhen edhe plane afatgjata. Dalëngadalë po e rimerrni veten, duke rigjetur forcën brenda vetes.

Gaforrja

21 Qershor - 22 Korrik

Ndikimi i kundërt i hënës do ju bëjë disi nervoz. Duhet të bëni disa zgjedhje të rëndësishme në punë, ku do të donit të ndryshonit, por nuk mundeni. Ndiheni shumë nën presion, mirëpo rrugëzgjidhja nuk do të vonojë që të vijë. Edhe në planin sentimental situata nuk është ndër më të mirat, ndaj bëni durim.

Luani

23 Korrik - 22 Gusht

Asnjëherë më parë si gjatë kësaj dite, nuk do të jetë me më shumë rëndësi të lënit mënjanë të gjërave që nuk kanë vlerë. Kush nuk vepron ose është dembel, ose heq një mundësi të mirë nga duart. Kush dëshiron që të ndryshojë stilin e jetës, duhet të veprojë. Situata është mjaft e favorshme sa i takon takimeve të reja.

Virgjëresha

23 Gusht - 22 Shtator

Pozicioni i Hënës është mjaft i favorshëm dhe i tillë do të jetë gjatë gjithë fundjavës. Qielli do të zhdukë çdo shqetësim që nuk ju ka lënë të qetë. Sa më shumë afron fundi i vitit, aq më shumë mundësi do të afrohen për ju.

Peshorja

23 Shtator - 22 Tetor

Duhet të jeni më të moderuar në sjelljen tuaj. Bëni mirë që të shmangni çdo lloj komplikimi. Me gjasë do të ndiheni të lodhur ose nervoz. Keni nevojë për qetësi. Gjatë kësaj dite çiftet rrezikojnë që të kenë keqkuptime dhe konfrontime.

Akrepi

23 Tetor - 21 Nëntor

Qielli do të jetë mjaft pozitiv dhe do të zhdukë çdo tension në jetën tuaj. Nëse mendoni gjithmonë negativisht, do të përfundoni të mërzitur. Përfitoni nga kjo e shtunë, për të diskutuar lidhur me çështje të pazgjidhura në dashuri.

Shigjetari

22 Nëntor - 21 Dhjetor

Kjo fundjavë do të sjellë me vete rikuperim. Venusi do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, ndaj nëse deri më tani keni lëvizur vetëm disa letra, tashmë do të rezultoni fitimtarë. Priten konfirmime të mëdha si dhe mundësi për të përjetuar emocione të veçanta.

Bricjapi

22 Dhjetor - 19 Janar

Duhet të bëni shkurtime drastike, pasi gjërat nuk i keni nën kontroll. Megjithatë mundohuni që ti shihni gjërat sa më pozitivisht. Në dashuri do të përballeni me disa probleme, të cilat kërkojnë zgjidhje me patjetër.

Ujori

20 Janar - 18 Shkurt

Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj do të sjellë nervozizëm dhe lodhje, sidomos nëse jeni duke bërë shumë gjëra njëherësh në punë. Është një periudhë e mbushur me tensione, por në fund do e gjeni një stimul për të përmirësuar situatën. Ata që janë vetëm, do të kenë mundësi që të përjetojnë emocione të bukura.

Peshqit

19 Shkurt - 20 Mars

Kjo është një periudhë e rëndësishme për lidhjet në çift. Mund të rikuperoni diçka të krisur, ose mund të ktheni faqe. Nëse mendoni se jeni braktisur apo lënë pas dore, thojeni hapur. Kjo është një pikënisje. Për më fatlumët, do të ketë mundësi për sukses.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën