Dashi

Saturni dhe Marsi të vënë në provë durimin dhe forcën, por natyra jote luftëtare nuk të lë pas. Nuk është momenti për shpenzime të pamenduara. Në punë mund të ecësh mirë nëse përqendrohesh dhe shmang përplasjet. Në dashuri ka tensione më pak fjalë, më shumë veprime konkrete.

Demi

Venusi është në anën tënde dhe kjo ndikon drejtpërdrejt te dashuria dhe marrëdhëniet familjare. Ndihesh më i ndjeshëm, por edhe më i përkushtuar ndaj njerëzve të afërt. Periudhë e mirë për çështje prone, shtëpie ose mbyllje llogarish të vjetra. Beqarët mund të përjetojnë një tërheqje të papritur gjatë një takimi shoqëror.

Binjakët

Merkuri të jep energji, ide dhe dëshirë për lëvizje. Është një qiell dinamik që favorizon komunikimin, udhëtimet dhe ndryshimet. Kush punon me tregti, media apo komunikim mund të marrë lajme të rëndësishme. Kujdes me shëndetin, stresi dhe mungesa e gjumit mund të ndihen. Në dashuri rikthehet loja dhe flirtimi, por pa iluzione.

Gaforrja

Jupiteri mbron marrëdhëniet, por njëkohësisht po ndodh një proces i brendshëm reflektimi. Në punë kërkohet durim, disa duhet të rishikojnë rolin ose të përballen me ndryshime. Është moment i mirë për të menduar një projekt personal. Në dashuri, lidhjet që i kanë mbijetuar krizave tani mund të forcohen. Intuita është shumë e fortë, sidomos në mbrëmje.

Luani

Dielli të mbështet, por Marsi mund të të bëjë impulsiv. Në punë po afirmohesh, por shmang përplasjet direkte. Në dashuri situata mbetet e qëndrueshme nëse lë mënjanë krenarinë. Aktiviteti fizik të ndihmon të shkarkosh tensionin dhe të ruash ekuilibrin.

Virgjëresha

Mërkuri në pozicion të favorshëm të bën të saktë, praktik dhe të qartë në mendime. Periudhë ideale për të sistemuar dokumente, financa dhe çështje burokratike. Kush kërkon punë mund të marrë një telefonatë interesante. Në dashuri kërkon siguri dhe qartësi, lidhjet e forta ecin mirë, ndërsa paqartësitë duhen zgjidhur brenda muajit.

Peshorja

Pas një muaji të tensionuar, klima astrologjike bëhet më e lehtë. Dashuria rikthehet në qendër, edhe falë një takimi të papritur. Në punë po ndërton diçka të rëndësishme, edhe pse me lodhje. Marrëveshjet, bashkëpunimet dhe kontaktet janë të favorizuara.

Akrepi

Jupiteri përballë të detyron të vendosësh rregull në marrëdhënie, sidomos në punë. Nuk mund të vazhdosh të shtysh problemet. Është koha për të prerë lidhje që nuk funksionojnë më. Në dashuri pasioni është i fortë, por nevojitet qartësi emocionale. Kujdes me kockat dhe kyçet.

Shigjetari

Dielli të ndriçon, por edhe të sfidon. Periudhë shumë e mirë për të nisur një rrugë të re: studime, zhvendosje, rritje personale. Në punë ka lëvizje dhe mundësi për avancim. Në dashuri je më i drejtpërdrejtë dhe më i sinqertë. Udhëtimet, edhe ato të shkurtra, janë me fat.

Bricjapi

Po përgatitet muaji yt më i fortë. Dhjetori është një urë drejt rilindjes, por fillimisht duhet të mbyllësh mirë vitin me vendime të qarta. Në dashuri je më i hapur, por nuk toleron gënjeshtra. Kujdes me shpinën dhe këmbët, qëndrimi dhe stresi kanë ndikim.

Ujori

Po thyen skema të vjetra, por jo gjithçka ndryshon menjëherë. Qielli favorizon ide dhe risi profesionale, edhe pse jo të qëndrueshme ende. Në dashuri nuk e fsheh pakënaqësinë dhe kërkon sinqeritet. Beqarët mund të përballen me surpriza ose zhvillime të papritura.

Peshqit

Hëna dhe Neptuni në shenjë nxjerrin në pah anën romantike dhe krijuese. Është moment i mirë për t’i dhënë hapësirë ëndrrave të vjetra, edhe përmes një investimi të vogël. Në dashuri emocionet janë të forta, por jo gjithmonë të lehta për t’u menaxhuar. Në punë kërkohet më shumë përqendrim.