Në ditën e tretë të kampit të LRI-së, shfaqet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndryshim rrënjësor në pamje! Përlotet nga falenderimi i Ardit Çelës

VLORË- Në ditën e tretë të kampit të të rinjve të LRI-së, karrigia e kryetares, Monika Kryemadhi nuk ishte bosh, si në herët e tjera. Pas një periudhe shumë të gjatë që ishte jashtë vëmendjes së opinionit publik, më konkretisht që pas disfatës në 25 prill, Kryemadhi u shfaq sot mes të rinjve të LRI-së, njësoj si vite më parë.

Numri një i LSI-së zgjodhi që të mos mbante një fjalim përballë të rinjve që duan të futen në politikë, por nuk kaloi pa u vënë re ndryshimi i saj rrënjësor në pamje, ku u shfaq me flokë të prera shkurt. Ky rikthim në LRI dhe falenderimi i Ardit Çelës, Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, qarku Berat, e përloti atë.

1629923319_QANMONA.jpg

Monika Kryemadhi e përlotur në kampin e LRI-së

Kryemadhi është parë gjithnjë e më shumë larg LSI-së, ku pas 25 prillit, ku kjo forcë politike e themeluar nga presidenti Ilir Meta dhe e drejtuar nga bashkëshortja e tij, arriti të merrte vetëm 4 mandate, edhe pse para zgjedhjeve trumbetuan se do kishin një rezultat historik, por nuk rezultoi kështu.

Dalja e fundit e Kryemadhit ishte ajo në Budapest, disa muaj më parë, në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo si drejtuese e LSI-së, por si Zonja e Parë e vendit, një post që më herët kishte refuzuar ta merrte. Kjo ngjalli edhe një dyzim të mbështetësve të LSI dhe elektoratit të kësaj partie, se si do e shohim në vijim Kryemadhin, edhe pse ajo ka zgjedhur një heshtje totale. Mbetet për të pritur shtatorin...

1629923331_MONIKA.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në kampin e LRI-së në Jalë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 27/08/2021 10:20

    Pirdh Pirdh se lerohesh o ardit k..e

    Përgjigju
  • Like: 27/08/2021 10:10

    Doli perseri surrat kali, mendova mos kishte hyre ne burgut me gjithe ato vjedhje dhe shkaterrime qe i ka bere Shqiperise

    Përgjigju
  • Uaua: 26/08/2021 20:55

    Baxhella Monik!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin