Pavarësisht humbjes së thellë më 25 prill, LSI ka vijuar me traditën, duke mbledhur edhe këtë vit në një kamping në Jalë të rinjtë mbështetës të kësaj partie. Por ajo që bie në sy është mungesa e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, ndërsa të pranishëm ishin Petrit Vasili, Endrit Braimllari, Erisa Xhixho e Floida Kërpaci.
Kryemadhi ka transmetuar live në Facebook organizimin, por pa sqaruar arsyet se pse mungonte në këtë aktivitet, hera e parë që ndodh një gjë e tillë.
Kjo mungesë e Kryemadhit shton edhe më shumë pikëpyetjet për pozicionin e saj në këtë parti dhe nëse do të vijojë ta udhëheqë sërish atë edhe pas difatës së 25 prillit. Prej kohësh, Kryemadhi nuk është shfaqur në publik dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me shumë çështje të rëndësishme në vend.
Kujtojmë se shkaktoi jo pak habi shfaqja krejt papritur e Kryemadhit krah bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta në vizitën e tij në Budapest, disa muaj më parë, në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në pamjet e publikuara nga Meta, Kryemadhi u shfaq e ulur krah bashkëshortit të saj kryetar shteti, sipas një protokolli ku në raste të tilla ulet vetëm “Zonja e Parë”.
Ndërkohë mungon një sqarim nga vetë Kryemadhi, ndërsa mbetet për t'u parë hapi i saj i radhës për të kuptuar nëse do të vijojë apo jo të drejtojë Lëvizjen Socialiste për Integrim.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
Ilir Meta dëshmon mbi 2 orë për lobimin e SHBA-së! Nga 313-ta në SPAK përmes tunelit! Avokati: Ishte bashkëpunues, e sqarues
7 Janar, 10:50
-
Kryemadhi në SPAK e trembur: Nuk flas më para prokurorëve! Ilir Metën nuk e urova për Vitin e Ri, e kanë iluminuar kundër meje
6 Janar, 09:57
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26