Në Doha bisedime paqeje, gjatë natës Izraeli bombardon Gazën dhe Libanin! Të paktën 20 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë

Në Doha bisedime paqeje, gjatë natës Izraeli bombardon Gazën dhe Libanin! Të paktën 20 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë

Nga bombardimet e Izraelit në Liban

Edhe pse bisedimet e paqes në Samitin e Dohas u deklaruan “të frytshme”, duket se realiteti në frontin e luftës po tregon të kundërtën.

Mediat raportuan mëngjesin e sotëm se Izraeli ka bombarduar përsëri gjatë natës (16-17 Gusht) territoret e Gazës dhe Libanit, në luftën e hapur që ka nisur prej 7 tetorit 2023 ndaj Hamasit dhe së fumdmi ndaj Hezabollahut.

Bilanci është i përgjakshëm, të paktën 21 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Nga nisja e konfliktit, në Gaza raportohen mbi 40 mijë viktima dhe qindra mijëra të lënduar. Hezbollah i është përgjigjur po me raketa Izraelit, teksa nuk ka ende raportime për viktima.

Ushtria e SHBA-ve nga ana tjetër ka sulmuar një anije të rebelëve Houthi pa pilot, duke e shkatërruar, kurse Irani “shpreson që të shmanget hakmarrja nga bisedimet”.

Sekretari amerikan Blinken njoftoi se të dielën do mbërrijë në Izrael dhe të hënën do takohet me Netanyahun. Në ditët në vijim do të ketë bisedime të mëtejshme dhe për rrjedhojë një samit të ri në Kajro.

I pyetur nëse Irani do të vazhdojë të shmangë hakmarrjen kundër Izraelit tani që bisedimet e armëpushimit në Gaza janë zgjatur, misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork u përgjigj se "ne shpresojmë se po", raporton “La Repubblica”.

Mediat: Të paktën 21 të vdekur në sulmin ajror në Gaza dhe Libanin jugor! Mes viktimave dhe fëmijë

Të paktën dhjetë civilë palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite që synuan zona të ndryshme të Rripit të Gazës, në agimin e sotëm (17 Gusht).

Në qytetin Al-Zawaida, që ndodhet në qendër të Gazës, 10 persona humbën jetën dhe të tjerë u plagosën kur luftëtarët izraelitë bombarduan tendat që strehonin të zhvendosurit, sipas agjencisë palestineze “Wafa”.

Kurse të paktën 10 persona thuhet se u vranë, përfshirë fëmijë, pas një sulmi izraelit në një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Libanit jugor, Nabatieh. Lajmi është raportuar nga “Quds News Netëork”, duke cituar mediat libaneze. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Bejrutit.

Irani: Le të shpresojmë se mund të vazhdojmë të shmangim hakmarrjen

I pyetur nëse Irani do të vazhdojë të shmangë hakmarrjen kundër Izraelit, tani që bisedimet e armëpushimit në Gaza janë zgjatur, misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork u përgjigj:

"Ne shpresojmë se po". Kështu raporton “Times of Israel”.

Ndërkohë, ministri i jashtëm iranian Ali Bagheri thotë se është informuar nga homologu i tij nga Katari, Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, për negociatat në Doha.

Në një deklaratë të publikuar në Një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Katarit tha se të dy "nënvizuan nevojën për qetësi dhe lehtësim të tensionit në rajon" dhe se Al-Thani "riafirmoi angazhimin e Katarit për të mbështetur të gjitha përpjekjet rajonale dhe ndërkombëtare që synojnë arritjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar".

Hezbollahu lëshon dronë kundër trupave izraelite në kufirin libanez

Krahu ushtarak i lëvizjes shiite Hezbollah, goditi Batalionin e 188 të blinduar të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, duke përdorur disa dronë. Këtë e ka raportuar kanali televiziv “Al Mayadeen”. Do të ketë viktima, por numri nuk është specifikuar.

Sulmi u krye në përgjigje të bombardimeve izraelite të fshatrave dhe ndërtesave të banimit në Libanin jugor.

IDF, urdhër evakuimi nga tre zona në veri-lindje të Gazës

IDF urdhëroi banorët e disa lagjeve në verilindje të Gazës që të evakuohen të shtunën dhe të shkojnë në "strehëzat e njohura në qytetin qendror". Zëdhënësi i IDF në gjuhën arabe, Avichay Adraee, shkroi në një postim në X, (ish-Twitter), se banorët e lagjeve Beit Hanoun, Al-Manshiya dhe Sheikh Zayed, si dhe banorët e Gazës të zhvendosur që janë strehuar në zonë, “duhet të lëvizin menjëherë".

"Hamasi dhe organizatat terroriste po gjuajnë raketa nga zona juaj drejt shtetit të Izraelit. IDF do të ndërmarrë veprime të forta kundër këtyre elementeve", tha zëdhënësi.

Izraeli konfirmoi edhe pretendimet e SHBA-së se pas dy ditësh bisedime në Doha kishte pasur përparim të rëndësishëm drejt arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim në Gaza. Kjo është thënë nga zyrtarë të lartë izraelitë sipas faqes izraelite të lajmeve “Walla”.

SHBA shkatërron anijen Houthi pa pilot në Detin e Kuq

Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së thanë se shkatërruan një anije sipërfaqësore pa pilot Houthi, në Detin e Kuq. Pas përshkallëzimit të konfliktit në Rripin e Gazës, lëvizja Ansar Allah paralajmëroi se do të kryente sulme në territorin izraelit dhe do të parandalonte anijet e lidhura me të që të kalonin ujërat e Detit të Kuq dhe ngushticën e Bab el-Mandeb, derisa të vazhdonte operacioni.

Që nga mesi i nëntorit të vitit të kaluar, Houthi-t kanë sulmuar dhjetëra anije civile në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Në përgjigje të veprimeve të Ansar Allah, autoritetet amerikane njoftuan formimin e një koalicioni ndërkombëtar dhe nisjen e një operacioni për të garantuar lirinë e lundrimit dhe mbrojtjen e anijeve në Detin e Kuq.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic