Në dy ditë dhe orare të ndryshme, agjenda e javës së tetë në Superligën shqiptare

Në dy ditë dhe orare të ndryshme, agjenda e javës së tetë në Superligën shqiptare

Foto ilustruese

Superliga shqiptare e futbollit do luajë në fundjavë javën e tetë. Në dy ditë dhe në dy orare të ndryshme do luhen pesë takimet e programuara. Gjithçka merr jetë të shtunë në orën 15:00 me dy ndeshje.  Erzeni luan me Kukësin në "Niko Dovana" dhe Egnatia pret Teutën në Rrogozhinë.

Të diel në datën 16 tetor zhvillohen tre duelet e tjera. Në 15:00 Laçi luan me Vllazninë, ndërsa Tirana kampione në fuqi ka një transfertë të vështirë në Ballsh kundër Bylis. Në orën 17:45 të së dielës, Partizani pret në "Elbasan Arena" skuadrën e Kastriotit. Pas javës së shtatë prin klasifikimin Partizani me 15 pikë, ndjekur nga Tirana dhe Erzeni me 12 pikë. Në fund të klasifikimit Laçi dhe Teuta me vetëm katër pikë.

Superliga - java 8-të

E shtunë, 15 tetor 2022

15:00

Erzeni - Kukësi

Egnatia - Teuta

E diel, 16 tetor 2022

15:00

Laçi - Vllaznia

Bylis - Tirana

17:45

Partizani - Kastrioti

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur