Superliga shqiptare e futbollit mbylli javën e nëntë, ose thënë ndryshe fazën e parë të sezonit të ri. Edhe pse Teuta dhe Partizani kanë një ndeshje më pak, në krye të renditjes është Egnatia me 19 pikë, dy më shumë se Partizani.
Kur është mbyllur 1/4 e sezonit, tanimë është bërë publike edhe agjenda e javës së dhjetë. Duelet do luhen në dy ditë dhe në orare të ndryshme. Gjithçka fillon të premte më 14:00 me Kukësi - Vllaznia, për të vijuar në 17:00 me Erzeni - Laçi.
Të shtunën me 28 tetor luhen tre duele. Në 14:00 spikat dueli mes Tiranës dhe Dinamos, me derbin e kryeqytetit që i gjen skuadrat të vijnë pas humbjeve respektive.
Po të shtunën, duke filluar nga 17:00 luhen Skënderbeu - Egnatia dhe Teuta - Partizani.
Superliga - java 10-të:
E premte 27 tetor
14:00 Kukësi - Vllaznia
17:00 Erzeni - Laçi
E shtunë 28 tetor
14:00 Tirana - Dinamo
17:00 Skënderbeu - Egnatia
17:00 Teuta - Partizani
Renditja: