Superliga shqiptare e futbollit mbylli dje javën e 15-të dhe tanimë klubet po punojnë për atë pasardhëse. Raundi i 16-të do zhvillohet në dy ditë, praktikisht të dielën dhe të hënën e 10 dhe 11 dhjetorit.

Gjithçka nis të dielë më 13:30, ku luhen dy sfida. Në Laç, vendasit e Josës presin Tiranën, ndërsa po në këtë orar në Rrogozhinë luhet Erzeni - Kukësi. Në orën 17:00 Vllaznia pret Dinamon në "Loro Boriçi".

Të hënën më 17:00 Teuta luan me Egnatian, ndërsa Partizani përballet me Skënderbeun. Pas javës së 15-të kryeson renditjen Egnatia, ndjekur nga Partizani (një ndeshje më pak) dhe Tirana. Në "final-four" edhe Skënderbeu. Fundi i klasifikimit i takon Erzenit, Laçit dhe Teutës.

Kalendari, java e 16-të:

E dielë, 10/12/2023

13:30 Laçi - Tirana

13:30 Erzeni - Kukësi

17:00 Vllaznia - Dinamo

E hënë, 11/12/2023

17:00 Teuta - Egnatia

17:00 Partizani - Skënderbeu

Renditja: