Me mbiemrin Eskobar, kush është i dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor

Me mbiemrin Eskobar, kush është i dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor

Gabriel Escobar, i dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor

Diplomati i karrierës, Gabriel Escobar, e njeh shumë mirë situatën në Ballkan, dhe për këtë pajtohen pothuajse të gjithë. Ai flet disa gjuhë, përfshirë edhe serbishten, dhe që nga viti 1998 ai ka mbajtur pozicione të njëpasnjëshme në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mali të Zi. Së fundi ka qenë zëvendësambasador amerikan në Beograd.

Tërë kohë po flitet për shtimin e influencës amerikane në Ballkan, pas zgjedhjeve të fundit amerikane. Nëse kjo do të rezultojë edhe me shkarkimin e të dërguarit të mëparshëm Matthew Palmer, do të shihet pas lëvizjeve të para të Escobarit.

Politika unike

"Largimi i Palmerit do të thoshte se administrata e re dëshiron në ndryshojë qasjen e deritanishme ndaj rajonit. Kështu ata sjellin në këtë post një njeri që do të zbatojë në mënyrë të paanshme politikën e administratës së re. Por kjo do të shihet shumë shpejtë", thotë drejtori i organizatës, Qendra për Rajonalizmin, Aleksandar Popov. Ai shton se pavarësisht personit, duhet të shihet qartë se cila është politika e unifikuar amerikane. Deri tani kemi pasur një ndërlidhje të veprimeve mes përfaqësuesve ndërkombëtarë - të atyre nga BE dhe SHBA. Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat në të ardhmen, por shumëkush beson se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në politikën ndaj rajonit. Politika ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë e njëjtë si në dhjetë vitet e fundit. Mund të ndodhë që të ketë një ndikim edhe më të vogël madje, kur kemi parasysh zhvillimet në Afganistanin, ku është përqendruar vëmendja e autoriteteteve amerikane.

"Problemi kryesor do të mbeten raportet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe një lloj ndërmjetësimi në këtë proces. Për shkak të situatës me Afganistanin, fokusi i bashkësisë ndërkombëtare është zhvendosur nga Ballkani Perëndimor dhe do të ishte mirë që edhe ne të kuptojmë se bota sillet rreth nesh", thotë Tanja Topiq, analiste politike nga Banja Luka. Ajo e sheh edhe një lloj lidhjeje mes vendimeve për emrimin e Escobarit dhe Përfaqësuesit të ri të Lartë në BiH, Christian Schmidt.

Bashkëveprimi i Schmidt dhe Escobar

"Unë pres më shumë presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e shohin B-H si fëmijën e tyre. SHBA edhe më parë ka marrë masa konkrete kundër disa politikanëve, në formën e sanksioneve (si për shembull ndaj Milorad Dodikut). Më duket se ardhja e Schmidtit dhe Escobarit nënkupton një bashkëveprim më të koordinuar dhe përparim në proceset e Ballkanit Perëndimor," tha Topiq. Për momentin kemi një situatë kur politikanët vendorë në këtë vend më shumë po presin ndihmë nga jashtë, sesa që po interesohen për ndonjë vendim apo zgjidhje të veten.

Escobar në një prej misioneve të tija në Ballkan ka qenë edhe shef i kabinetit në Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë në Banja Lukë dhe shef i Zyrës së Ambasadës Amerikane në këtë qytet. Disa media në B-H kanë raportuar ditët e fundit se Escobari "ka qenë shumë aktiv në zgjedhjen e Milorad Dodikut si president i Republika Srpska në vitin 2010", ndonëse të tjerët dyshojnë në këtë angazhim. Por kjo nuk do të thotë se një gjë e tillë nuk ka ekzistuar vite më parë, për shkak se asokohe në Ballkan kërkohej një "frymë e re", thotë Popov.

Diplomat me përvojë

"Escobar e njeh mirë të gjithë Ballkanin dhe ka shumë përvojë. Ndërsa sa i përket Dodikut dhe shpresës amerikane se përmes tij do t'u kundërvihen udhëheqësve nacionalistë, tani ai është nën saksione amerikane, që do të tjhotë se ai nuk mund të influencojë në asnjë mënyrë vendimin amerikan", thotë Popov. Ai mendon se administrata amerikane mund të ketë qëllime konkrete, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe për marrëdhëniet në B-H.

Por të gjithë pajtohen se Amerika do të jetë e pranishme në Ballkan si mbështetje e BE-së, pa imponuar ndonjë zgjidhje. Paraardhësi i Escobarit, Matthew Palmer, ka deklaruar së fundi se BE është ai që udhëheq negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa qëllimi përfundimtar i Amerikës është njohja reciproke. Por Palmer tha se Amerika nuk do të ndërhyjë në vendime dhe se SHBA është dakord që të zbatohen marrëveshjet e dakorduara.

"Amerika do verpojë nga prapavija, Evropa është këtu numri një. Amerika dëshiron të rivendosë bashkëpunimin me BE dhe do të ketë më shumë rolin e mbështetëses dehe jo faktorit që ka fjalën kryesore", thotë Ivan Vujaçiq, ish-ambasador i Serbisë në SHBA.

Mali i Zi si aleati më i madh

Analistët janë të mendimit se Escobar, falë përvojës së tij në B-H, Mal të Zi dhe Serbi, do të jetë në gjendje të kontribuojë në arritjen e marrëveshjeve, të cilat më në fund do të mund të realizoheshin në praktikë. Kjo ka të bëjë në radhë të parë me negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, por ndoshta edhe me arritjen e ndonjë marrëveshjeje të re në BiH.

Sa i përket Malit të Zi, Palmer e ka vlerësuar gjatë vizitës së tij të fundit në korrik, angazhimin e kryeministrit të ri malazez Zdravko Krivokapiq dhe ka bërë thirrje që Mali i Zi të mos lëkundet në rrugën e tij euroatlantike. Atëherë u tha se Shtetet e Bashkuara e "vlerësojnë kontributin e Malit të Zi në zhvillimin e stabilitetit dhe paqes rajonale në Ballkanin Perëndimor". Por në fokusin e këtij vendi duhet të mbetet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar - që janë dy kërkesat kryesore për pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian./ DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it