Në errësirë, të pangrënë dhe të sëmurë! Mjerimi në familjen Dauti në Korçë, babai: Të tjerët hanë, fëmijët e mi shikojnë

KORÇË- Këta fëmijë nuk i thonë jo bukës me qepë....shpeshherë kanë fjetur pa ngrënë...

Mjerimi dhe sëmundjet janë bërë bashkë në familjen Dauti në fshatin Kamenicë të Korçës. Pesë fëmijët, me prindërit dhe gjyshen jetojnë prej 3 vitesh në godinën e ish-shkollës së fshatit. Janë strehuar nga bashkia tre vit e më parë në këto ambiente, dhe prej asaj kohe askush nuk është kujtuar për ta.

 "Shumë probleme kemi, me fëmijët nuk ia dalim dot, drita s'kemi. fëmijët tremben natën. këtë ambientet na e lëshoi bashkia tre vite më parë se ishim jashtë me mushama", shprehet kryefamiljari.

Pesë fëmijët e familjes Dauti e kanë braktisur shkollën.

"Herë shkojnë në shkollë e herë jo. Kur kanë ngrënë bukë, herë të tjera jo se u vjen turp nga të tjerët", tha ai.

Pa energji elektrike, pa të ardhura , pa ushqime, pa veshje, kjo familje të sjell ndërmend poemën migjeniane.

Kryefamiljari, Emiljan Dauti shprehet se gjen punë vetëm 5 ditë në muaj. Të ardhurat janë të pamjaftueshme për ushqyer fëmijët. Nga Bashkia e Korçës marrin ndihmë minimale prej 5 mijë lekësh në muaj.

"Kemi kërkuam për punë, kur del shkojmë. Marrim 8 mijë lek, këto pak ditë që punoj marr ndonjë qese miell. Të tjerët hanë, këta rrinë shikojnë. Kemi bërë kërkesa për ndihmë ekonomike për të na lidhur energjinë, por asgjë s'na kanë dhënë", shprehet Emiljan Dauti.

Gjyshja, Avnie Dauti nuk i ndal lotët, teksa sheh nipërit në skamje.

"Për këta fëmijë kam ardhur këtu, se sa janë shumë të vuajtur. pa shtëpi, pa kushte", shprehet ajo.

66-vjeçares  i është mohuar e drejta për të përfituar pensionin e pleqërisë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore

"E rëndë është sa s'ka ku të shkojë më. Unë jam 66 vjeçe dhe pension nuk marr. Kartat i bëra, për të punuar kam punuar. Më thanë në ISSH janë djegur dy karta, dhe për këtë më thanë hap gjyq. Unë skam para të ndjek gjyqet", tha ajo.

Tezja e fëmijëve që jeton në të njëjtin fshat apelon ndihmë. Dy prej nipërve janë të sëmurë, njëri po humbet shikimin ndërsa djali tjetër vuan nga sëmundja e ekinokokozës, që në zhargon njihet si sëmundja e qenve.

"Të dy çunat janë sëmurë njëri vuan nga sytë dhe tjetri nga sëmundja e qenit. Unë kërkoj që të vizitohen fëmijët si dhe tu lidhet një KEMP fëmijëve dhe motrës se dhe ajo nuk është në gjendje të mirë", tha tezja e fëmijëve.

Këta fëmijë duan të jetojnë si bashkëmoshatarët, kërkojnë dritë, libra, ushqim dhe veshje.

Numri i telefonit të Emiljan Dauti +355 69 256 4320

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/03/2021 03:39

    Femijet nuk duhet t'a lene shkollen,duhet patjeter t'i detyroni te vazhdojne dhe kur del e gjen pune per 5 dite/muaj,merre me vete dhe djalin e madh se duket ne moshe pune!Ndoshta mund te gjendet nje pune dhe per te. Shume si moshataret e tij ,ketu ku jetoj,shkojne ne shkolle e part time ne pune.Vertet qe eshte shume e veshtire te gjesh pune,por familja nuk duhet te varet vetem te ju per te mbijetuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi