Në Europën me maska, Suedia vazhdon sërish strategjinë e saj ndryshe përballë COVID-19

Në Europën me maska, Suedia vazhdon sërish strategjinë e saj ndryshe përballë COVID-19

Suedia, që ka tërhequr vëmendjen me strategjinë më pak strikte përballë koronavirusit, ndodhet sërish e izoluar në luftën kundër epidemisë, duke vazhduar për momentin të shmangë maskën.

Ndërkohë që Parisi e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha rrugët, në Stokholm, të rrallë janë ata që e mbajnë në supermarkete, zyra, autobuse dhe metro.

Edhe pse autoritetet shëndetësore suedeze e gjykojnë pamjaftueshmërisht efikase, ata insistojnë në respektimin e distancimit social dhe larjen e shpeshtë të duarve.

“Më duket pak e çuditshme. Në Suedi, i cili është një vend i vogël, ata mendojnë se dinë më mirë se pjesa tjetër e botës”, thekson Jenny Ohlsson, menaxhere e një dyqani aksesorësh në kryeqytetin suedez, ku ndodhen të gjitha llojet e maskave prej pëlhure shumëngjyrëshe.

Ndryshe nga masat e vendosura në pjesën tjetër të Europës, Suedia nuk e ka kufizuar popullsinë e saj dhe ka mbajtur kafene, bare, restorante dhe biznese të hapura, duke u kërkuar të gjithëve “të marrin përgjegjësi”.

Bilanci është i kontestueshëm me më shumë se 5 800 të vdekur dhe 84 000 raste, Suedia është mes vendeve relativisht më të prekura.

Por, ndryshe nga shumë vende të Europës që ka njohur një rritje të rasteve, si Franca, Holanda, Gjermania apo Belgjika, të dhënat për Suedinë janë në rënie që prej qershorit.

Përballë kësaj tendence, autoritetet shëndetësore nuk shikojnë për momentin asnjë arsye të ndryshojnë strategjinë, duke përfshirë këtu maskat.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen