/ATSH/- Shoqata "Feniks" në Ferizaj është drejt përfudnimit të banesës së katërt për këtë vit në të cilat strehohen familjet në nevojë që përballen me problemin e strehimit.
Kryetari i shoqatës, Milaim Jashari theksoi se edhe këtë vit projektet do të bashkëfinancohen me kryefamiljarët, të cilët duhet të sigurojnë gjysmën e mjeteve, ndërsa gjysmën tjetër do ta sigurojë shoqata.
"Kryefamiljarët po sigurojnë gjysmën e mjeteve, ndërsa pjesën tjetër ne. U jam mirënjohës gjithë atyre që po ndihmojnë të afërmit, sikundër edhe donatorëve tanë dhe njerëzve vullnetmirë", tha Jashari.
Shtëpia e katërt ka filluar ditë më parë të ndërtohet në lagjen "Arsim Bega" të Ferizajt, ndërsa kryefamiljari Bajram Paloja tha se u është mirënjohës gjithë atyre që po kontribuojnë në ndërtimin e shtëpisë së tij. Ai u shpreh se kishte jetuar në një shtëpi të vjetër dhe në kushte të rënda, ndërsa kohë më parë kishte pësuar një aksident të rëndë duke i rënduar më tej situatën.
"Kam marrë vesh nga një mik se shoqata, ndihmon me 50 për qind për ndërtimin e shtëpisë, ndërsa anëtarët e familjes kanë siguruar pjesën tjetër prej 50 për qind të mjeteve dhe kështu ka filluar ndërtimi. Kam pësuar aksident dhe për shkak të tij sot nuk mund të punoj. Unë falënderoj shoqatën për ndihmën që më kë ofruar për të më bërë me shtëpi", theksoi Paloja.
Nga ana tjetër, kryetari i shoqatës, Milaim Jashari theksoi se gjithçka filloi nga iniciativa e shokëve dhe të afërmve të tij, të cilët kanë siguruar shumën e paraparë dhe ka nisur puna.
Drejtues të shoqatës thanë se nuk do të ndalen me kaq, duke qenë gjithmonë të gatshëm për të zgjidhur rastet e shumta të familjeve të pastreha.
Që prej fillimit të funksionimit të shoqatës para shtatë vjetësh, janë bërë me strehë 162 familje nga Ferizaj dhe trevat tjera të Kosovës, anëtarë të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familje skamnore./KosovaPress/
/Shqiptarja.com