Nga sot s'ka më orare për lëvizjen! Hapen plazhet, palestrat dhe kufijtë tokësorë pa detyrim vetëkarantinimi

Nga sot s'ka më orare për lëvizjen! Hapen plazhet, palestrat dhe kufijtë tokësorë pa detyrim vetëkarantinimi

Foto nga Tirana

TIRANË- Në 1 qershor shënohet edhe nisja e një faze tjetër me masa lehtësuese sa i përket COVID-19! Nga sot, nuk do të ketë më zona të kuqe apo të gjelbra, që përkthehet në liri-dalje pa kufizime orari.

Gjithashtu, në 1 qershor, në ditën që u dedikohet atyre, fëmijët e vegjël do të shkojnë në kopshte dhe çerdhe, pas më shumë se 2 muaj të mbyllur në shtëpi. Siç autoritet përkatëse kanë  bërë me dije, ambientet e kopshteve dhe çerdheve janë dezinfektuar dhe do të funksionojnë në rregulla të rrepta sigurie. Me hapjen e kopshteve dhe çerdheve, do të hapen edhe parqet dhe këndet e lojërave. Te parku "Rinia" kanë përfunduar punimet dhe është gati që të mirëpresë fëmijët.

Edhe kufijtë tokësorë do të hapen dhe është hequr edhe detyrimi i vetëkarantinimit, përveç rasteve kur vendoset nga autoritete shëndetësore. Lajmi i mirë është se hapen plazhet që menaxhohen nga struktura akomoduese, hotelet. Ndryshimi është se këtë vit, plazhet do të menaxhohen nga edhe restorantet, siç bëri të ditur më herët ministri i turizmit Blendi Klosi. Ndërkohë, më vonë, më 6 qershor do të hapen plazhet për qytetarët, të cilët këtë sezon turistik do të kenë në dispozicion më shumë plazhe publike, ndryshe nga e kaluara.

Edhe për sportdashësit ka lajme të mira, pasi do të nisë kampionati i futbollit, edhe pse do të duhet që emocionet e ndeshjeve t'i përjetojnë nga televizori pasi nuk do të lejohen që të ulen në shkallët e stadiumit për të parë skuadrën e tyre të zemrës, me qëllim shmangien e grumbullimeve të mëdha të njerëzve.

Megjithatë, teksa Shqipëria po hapet në masën 99%, nuk ka ende një vendim se kur do të hapet transporti publik, e ndërsa është planifikuar që hapja e pishinave, teatrove, kinemave, e klubeve të natës, mbajtja e konferencave dhe tubimeve të bëhet pas 23 qershorit, edhe pse këto të fundit (protestat) nuk kanë munguar si nga ana e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të PD-së, me në krye Lulzim Bashën.

Sa i përket dasmave, ato do të lejohen të zhvillohen, por me një numë rtë vogël pjesëmarrësish. Njëjtë edhe për funeralet.

Ministria e Shëndetësisë ripërsëritur apelin për zbatimin e të gjitha masave të sigurisë “situata e epidemisë të shkaktuar nga COVID-19 nuk ka përfunduar”. Pamjet e qyteteve "fantazmë" tashmë do i përkasin të kaluarës, pasi pritet që vendi t'i rikthehet normalitetit dhe e gjitha të jetë në dorën të individëve për kujdesin ndaj COVID-19.

Plani i masave lehtësuese nga 1 qershori

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora