Nga 1 qershori hapen palestrat, qendra interneti, kopshte, çerdhe, parqe e plazhet për hotelieret! Në fundjavë hiqet fasha e orarit (VIDEO)

TIRANË- 1 qershori do të sjellë edhe më shumë liri për qytetarët pas një periudhë të gjatë në karantinë për shkak të koronavirusit. Përveç hapjes së kufijve dhe kopshteve/çerdheve, edhe palestrat do të hapen për të gjithë qytetarët nën një protokoll sigurie ashtu sikurse edhe bizneset e tjera që kanë zhvilluar aktivitetin e tyre përgjatë kësaj periudhe.

Me një ndryshim të vogël, është afruar në datë hapja e plazheve. Ishte parashikuar që për qytetarët plazhet të hapeshin më 10 qershor, por tashmë Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendimit që ato të hapen në datën 6 qershor.  Plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe.  Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit si dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë.

Megjithatë, do të vijojnë të qëndrojë të mbyllura pas 1 qershorit transporti publik, aktivitetet kulturore, kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji.

Në fundjavë do të hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset, por edhe këtë fundjavë nuk do të lejohet lëvizja e rezidentëve nga zonat e kuqe në zonat e gjelbërta deri të hënën kur këto kufizime do të hiqen.

Çfarë hapen dhe çfarë nuk hapen pas 1 qershorit

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave