Në Fier rriten 5 deri 10 herë çmimet e fruta-perimeve! Qytetarët: Me 9000 lekë pension është e pa përballueshme

Në Fier çmimet e frutave dhe perimeve kanë pësuar një rritje 5 deri në 10 herë  krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Report TV vëzhgoi tregun ku së bashku me qytetarët bëri edhe një krahasim çmimesh. Kështu një 1 kg qepë nga 150 lekë marsin e 2022 këtë vit shitet 180, 1 kg speca dhe patëllxhan nga 250 shiten 270 lekë, domatja 250 lekë.

‘Shumë shtrenjtë. Qepa e thatë 180 skandal. shumë të larta, as bëhet fjalë ta përballojmë. unë aq marr pension 90 mijë lekë. I rashë vërdallë çfarë do marrë. Nuk e përballoj dot.’- tha një tjetër.

Por edhe tregtarët përcjellin shqetësimin se çmimi rritet që prej shumicës. Sipas tyre ende mungon dalja e produkteve vendase dhe malli i importit dikton çmimin.

‘Çmimi vendoset nga malli i paktë që është në vendin tonë. Malli i importit vjen me valutë të huaj, dollarë dhe kjo bën rritjen e çmimit. Jo se nuk punohet te ne, por duhet shteti të vihet në veprim të subvencionojë fermerin që ai të punojë me qejf dhe të dije ku të çojë mallin. Të shkojë qepa e thatë 170 -200 në Shqipëri është katastrofë. Po e planifikojmë këtë lloj pune me shumë vështirësi të madhe.’.- u shpreh një tregtar.

Në tregun me shumicë dhe me pakicë të fruta -perimeve rezulton se çdo artikull ka pësuar rritje me rreth 70% më shumë nga periudha e fundvitit duke ulur ndjeshëm edhe fuqinë blerëse.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muzaka i Ri: 29/03/2023 17:24

    Nje mendere qe te hani dhe te fryheni. Jane bere matrapaze dhe jo tregtar, jan te piset dhe jo te dershem ne ate qe thone dhe ate qe bejne te gjithe,si te shumices dhe te pakices. Qepa e devollit mbushi kanalet, molla po ashtu,dhe thone nuk ka mall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota