LEZHË- Rruga që lidh fshatrat Shullaz dhe Prozhen në Kurbin me autostradën Milot-Mamurras, një segment rrugor me gjatësi 800 metra i cili ju shërben 400 banorëve të kësaj zone ka degraduar plotësisht.

Në kushte të këqija atmosferike, për shkak të mbushjes së gropave më ujë, kalimi i automjeteve dhe këmbësoreve është mjaft i vështire, ndërsa shqetesim është dhe hedhja e inerteve në anë të rruges.

Pavarësisht premtimeve elektorale, banoret thonë se askush  nuk ka venë dorë në këtë zonë, ndërsa  kjo situatë ia ka vështirësuar jetesën.

Në situatë të ngjashme janë shumë segmente rrugore në fshatrat e Bashkisë së Kurbinit, duke vështirësuar jetën e qindra banoreve në këto zona.