Në fshehtësi të plotë/ Ja si do miratohet marrëveshja për vaksinat në Kuvend, Ruçi-deputetëve: Kujdes, mos nxirrni sekretin
Kuvendi i Shqipërisë dhe porosia e Gramoz Ruçit për deputetët
TIRANË- Qeveria ka dërguar në Kuvend aktin normativ me tekstin e marrëveshjes sekrete me kompaninë Pfizer Export BV për blerjen e një sasie të vaksinës kundër COVID-19. Me kërkesë të kompanisë, marrëveshja do të mbahet e fshehtë, duke përfshirë të gjitha elementet si çmimi, sasia, afatet e dorëzimit, transporti, hyrja në Shqipëri, administrimi etj. Gjithashtu, të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur aktit normativ.
Për rrjedhojë, marrëveshja nuk është publikuar në faqen Kuvendit siç ndodh me marrëveshjet e zakonshme. Po si do të miratohet marrëveshja në Kuvend?! Marrëveshja do shqyrtohet fillimisht nga komisionet parlamentare përkatëse, përfshirë edhe Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Mbledhjet e komisioneve do të zhvillohen online, por nuk do të bëhet publike. Gjithashtu, nuk do të botohen as procesverbalet e diskutimeve. Deputetët do të njihen me përmbajtjen e marrëveshjes, po nuk do të kenë të kopje të saj dhe as mundësi për ta fotografuar.
Shërbimet e Kuvendit dhe kryetarët e komisioneve përgjegjëse do të përcaktojnë më në detaje rregullat e njohjes së deputetëve me përmbajtjen e marrëveshjes, për të ruajtur sekretin tregtar. Më pas, marrëveshja do të miratohet në Parlament, gjithnjë duke ruajtur konfindecialitetin. Marrëveshja do të shkojë për konfirmim në Presidencë, e cila ka detyrimin gjithashtu të mos ta publikojë në asnjë rrethana. Marrëveshja nuk do të botohet në Fletoren Zyrtare.
Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka kërkuar deputetëve të ruajnë fshehtësinë e marrëveshjes.
“Sigurisht, deputetët nuk do të votojnë qorrazi. Do të njihen me aktin normativ, do të njihen me relacionin, do të njihen edhe me marrëveshjen. Çështja është që marrëveshja nuk do të botohet në faqen zyrtare. Marrëveshja do të jetë e depozituar si marrëveshje sekret, brenda të gjitha rregullave që përbën sekreti dhe konfidencialiteti i gjërave. Deputetët do të vinë, kush është i interesuar, të njihet me marrëveshjen në komisionin përkatës, duke pasur një kopje atje, do të bëjnë diskutimin përkatës online, pasi ta njohin marrëveshjen dhe, sigurisht, në seancë plenare do të japin edhe mendimin e tyre, edhe votën e tyre”, ka pohuar Ruçi.
Akti normativ per vaksinat
Porositë e Gramoz Ruçit për mënyrën se si duhet të miratohet marrëveshja
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvendi në seancë të posaçme, kryeparlamentarja e Çekisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Ka rol të rëndësishëm kundër ndikimit rus
25 Nëntor, 17:18
-
Buxheti 2025/ Shehi kërkon rritjen e pensioneve te Ekonomia: Le të rritet borxhi me 0,4%, pse medalje nga FMN do marrim?!
20 Nëntor, 17:27
-
Kuvendi miraton në parim pr/buxhetin e vitit 2025, PS kalon portofolin 8.2 miliardë euro me 75 vota! PD-së i dështon protesta
19 Nëntor, 20:40
-
Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS
19 Nëntor, 07:25
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21
-
Edi Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionet në fundvit, marrin edhe në pranverë! Qylymat fluturues të Sudes e Rrapushëve tregojnë një tufë përrallash (Fjala e plotë në Parlament)
18 Nëntor, 14:48
-
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
18 Nëntor, 14:33
-
Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb
18 Nëntor, 07:19
-
Buxheti 2025/ Bardhi: Rama ka para që të paguajë inceneratorët që s’ekzistojnë, por jo për pensione dinjitoze! Në 12 vjet nuk bëri asgjë, më të ulëtat në rajon
17 Nëntor, 15:21
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj reagon nga qelia: Deputetët e PD më tallën dhe fyen për mbi 14 orë, s’mund të lejoj nëpërkëmbjen e dinjitetit! S’kërcënova askënd, nuk më lejuan të dëshmoj
14 Nëntor, 08:00
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Dështon për të dytën radhë dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj, afati mbyllet sot në mesnatë! Debate dhe akuza, po tani çfarë do të ndodhë?
14 Nëntor, 07:39
-
Spiropali pret homologun e Maqedonisë së Veriut Gashi: Shqiptarët faktor stabiliteti, respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave i shërben integrimit
13 Nëntor, 14:32
Miratimi nga kuvendi ka vetem tendesi formale. Te legjitimoje abuzimin e teperuar te qeverise. Kaq. Por.ne thelb nuk ka rendesi sa kohe qe kreu i partise maxhoritare eshte kryeminister, dhe cdo gje tjeter si qeveria apo kuvendi jane vasale te tij.
Përgjigjukuvendi i republikes eshte i detyruar te jete transparent me ata qe i kane votuar. per sa kohe keta jane perfaqsuesit tane, te votuar nga ne duhet te flasin, kur te behen perfaqesues te pfizer atehere jne te lire te mos japin llogari tek kompania.
PërgjigjuNje sekret nuk eshte me sekret, kur e merr vesh nje i dyte.Kur dicka kerkohet te mbahet sekret ngre me shume pikepyetje- ,/pse/ dhe behet me terheqese per t'u zbardhur.
PërgjigjuSapo ta shohin opozitarët do nxitojnë kush t'ia shesë i pari medias. Blerësi i medias, po, do ta mbajë sekret burimin, tek ai kemi besim.
PërgjigjuCfar mbahet sekret?
PërgjigjuPo pse beni skup bre?!! A do te botohet ky akt ne fletore zyrtare dhe te gjithe do ta shohin ne internet??!!
Përgjigju