Në fushë pas 37 vitesh, Flamurtari dhe Barcelona riluajnë ndeshjen në Vlorë! Vasil Ruci dhe Çipi: Nostalgji dhe histori
Flamurtari dhe Barcelona rikthim në fushë pas 37 vitesh. Protagonistët e katër ndeshjeve të viteve 1986-1988 rikthehen të luajnë në stadiumin Flamurtari, në një aktivitet që do të zhvillohet në Vlorë në muajin qershor.
Stadiumi 'Flamurtari' dhe ndeshja e 37 viteve më parë
VLORË - Flamurtari dhe Barcelona rikthim në fushë pas 37 vitesh. Protagonistët e katër ndeshjeve të viteve 1986-1988 rikthehen të luajnë në stadiumin Flamurtari, në një aktivitet që do të zhvillohet në Vlorë në muajin qershor.
37 vite më parë futbolli shqiptar do përjetonte një ngjarje historike, që ka mbetur e gdhendur në memorien e futbolldashësve. Flamurtari i Shqipërisë u përball me Barcelonën e emrave si Zubizareta, Lineker dhe Pedraza, duke bërë jo vetëm paraqitje të mira, por edhe duke fituar ndeshjen e parë. Një 90 minutësh që nuk harrohet kurrë në Vlorë, por që do përsëritet këtë vit. Ikonat e dy klubeve kanë rënë dakord që më 29 qershor në stadiumin ‘Flamurtari’, disa prej futbollistëve më të mirë të asaj periudhe të luajnë një miqësore. Dy prej tyre te ekipi vlonjat janë Vasil Ruci dhe Kreshnik Çipi.
“Është nostalgji, është histori dhe një 3 ditësh i bukur për qytetin e Vlorës. Unë besoj se këto 3 gjëra janë gjërat më të bukura që mund ti ndodhin qytetit. Për ne është emocion, por do shikojmë edhe si kanë ndryshuar ata dhe ne”, tha Vasil Ruci, ish-futbollist i Flamurtarit.
“Emocion po, por më shumë nostalgji në kujtim të viteve të kaluara. E kemi thënë shumë herë që ato ishin vite të vështira dhe sporti ishte i vetmi gëzim", tha Kreshnik Çipi, ish-futbollist i Flamurtarit:
Autori i një goli kundër Barcelonës, Vasil Ruci, ftoi publikun vlonjat që mos të mungojë.
“Të gjithë njerëzit unë kam qejf të jenë në stadium. Nuk ka asnjë lloj detyrimi sepse dyert do jenë të hapura për të gjithë. Do jetë një ndeshje e të gjithëve dhe jo e jona. Është e qytetit të Vlorës sepse në atë ndeshje nuk kemi marrë pjesë vetëm ne në fushë, por edhe populli i Vlorës që stadiumin me 8 mijë veta e mbushën me 16 mijë dhe kushedi sesa të tjerë ishin jashtë", vijoi Vasil Ruci.
Në dy sezone, 1986-1987 dhe 1987-1988, Flamurtari u përball 4 herë në Kupën e Europës, ose siç njihet sot Europa League, kundër Barcelonës, duke fituar 1 herë, barazuar 2 dhe humbur vetëm 1 ndeshje.
Kishte me ken mire qe me ja kerku Barcelones neshjen ne kampnou ne kaset apo CD qe ka dal 0-0 dhe nostalgji me e pa se veç e kena ni ne rradio edhe te ngelet ne arkivat e televizioneve Shqiptare edhe klubit.
Përgjigju
Shkodranin: 12/05/2024 07:57
Kreshnik Cipin e kena te tonin
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
Po
37.6%
Jo
53.3%
Nuk e di
9%
Vota total: 1007
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
Kishte me ken mire qe me ja kerku Barcelones neshjen ne kampnou ne kaset apo CD qe ka dal 0-0 dhe nostalgji me e pa se veç e kena ni ne rradio edhe te ngelet ne arkivat e televizioneve Shqiptare edhe klubit.
PërgjigjuKreshnik Cipin e kena te tonin