Në garë me kohën! Zhytëses së zhdukur i mbaron oksigjeni nesër në mesditë

Në garë me kohën! Zhytëses së zhdukur i mbaron oksigjeni nesër në mesditë

1687330426_1.jpg
Edhe pse të pakta, ende ka shpresë për të gjetur të gjallë 5 personat që ndodhen në bordin e nëndetëses “Titan” që ishte nisur për të parë rrënojat e Titanikut. Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit, janë dëgjuar zhurma për orë të tëra, por ende nuk ka shenja të të zhdukurve.

Sipas mediave të huaja, në deklaratën e Rojes Bregdetare të SHBA-së nuk specifikohet se çfarë mund të kenë qenë zhurmat e dëgjuara. Megjithatë, kjo deklaratë jep shprese për 5 personat në nëndetësen e zhdukur, pasi sipas ekspertëve mendohet se u ka mbetur oksigjen edhe për një ditë, nëse nëndetësja është ende në funksion.

Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit janë dëgjuar zhurma për orë të tëra, në intervale prej 30 minutash dhe 4 orë më vonë janë dëgjuar sërish zhurma po në të njëjtën zonë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po përpiqen të gjejnë nëndetësen turistike që u zhduk, rrugës për në rrënojat e Titanikut. Kontakti me nëndetësen Titan humbi një orë e 45 minuta pasi u zhyt të dielën pasdite.

Sipas OceanGate, bëhet fjalë për një nëndetëse 6.7 metra e gjatë dhe me peshë mbi 10 ton, e cila mund të zhytet në një thellësi prej 4000 metrash. Ka kamera, drita dhe skanerë për të eksploruar mjedisin. Nëndetësja përmban edhe bombola oksigjeni që sigurojnë një furnizim 96-orësh. Megjithatë, numri i orëve varet nga frekuenca e frymëmarrjes së atyre që janë në të.

“Aeroplanët amerikanë dhe kanadezë dhe anijet e mëdha po kërkojnë zonën, por kërkimi është “i ndërlikuar” sepse ekuipazhet nuk e dinë nëse Titani ka dalë në sipërfaqe, që do të thotë se duhet të kërkojnë si sipërfaqen ashtu edhe thellësitë e oqeanit”, u shpreh komandanti i parë i distriktit të rojës bregdetare të SHBA, i cili mbikëqyr operacionin.

Ekspertët kanë ofruar disa skenarë më të mundshëm për të shpjeguar se çfarë mund të ketë ndodhur,  nisur që nga ngatërrimi në rrënojat e Titanikut, tek një ndërprerje e energjisë elektrike apo një problem me sistemin e komunikimit të nëndetëses.


Lajmi kryesor:

Vazhdojnë kërkimet për nëndetesën që u zhyt për të parë rrënojat e Titanikut, dëgjohen zhurma: Mund të ketë të mbijetuar


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda