Vazhdojnë kërkimet për nëndetesën që u zhyt për të parë rrënojat e Titanikut, dëgjohen zhurma: Mund të ketë të mbijetuar

Ka ende shpresë për të gjetur të gjallë 5 personat të cilët ishin në bordin e nëndetëses Titan, e cila u zhduk të dielën, pasi u zhyt për një ekspeditë turistike për të parë rrënojat e Titanikut. Kështu shkruajnë mediat amerikane, duke cituar si burim një email dërguar Departamentit të Sigurisë Kombëtare të Uashingtonit. Sipas dokumentit, janë dëgjuar zhurma për orë të tëra, në intervale prej 30 minutash dhe 4 orë më vonë u dëgjuan sërish zhurma po në të njëjtën zonë.

“Janë dëgjuar reagime, të cilat do të ndihmojnë në shenjëstrimin e aseteve sipërfaqësore dhe do të tregojnë se mund të ketë të mbijetuar”, thuhet në përditësimin.

Furnizimi me oksigjen duhet të zgjasë deri nesër në mesditë. Të paktën dy nga njerëzit në bord - eksploruesit Hamish Harding, me diplomë piloti dhe Paul-Henri Nargeolet, një ish-zhytës i marinës franceze, kanë përvojë të gjatë në misione në vende ekstreme dhe mund të kenë udhëzuar shokët e tyre që të bëjnë me radhë këto tinguj në përpjekje për t'u lokalizuar.

Ndërkohë, rezulton se kompania OceanGate ka shkarkuar një drejtues për sigurinë. Ky është ish-drejtori i operacioneve detare të kompanisë amerikane. Sipas dokumenteve nga një padi e paraqitur në vitin 2018, David Lochridge, një pilot dhe zhytës skocez i nëndetëses, kishte shkelur një marrëveshje sekrete, duke zbuluar informacione të klasifikuara.

Pesë persona ndodhen në anijen Titan, e cila u zhduk të dielën, 700 kilometra larg brigjeve të Newfoundland, gjatë një eksplorimi për të parë rrënojat e Titanikut.

Në bordin e nëndetëses ishin, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar. Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai është administrues në Institutin SETI. Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet 73 vjeç gjithashtu mendohet të jetë në bord, si dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:58
Në garë me kohën! Zhytëses së zhdukur i mbaron oksigjeni nesër në mesditë

1687330426_1.jpg
Edhe pse të pakta, ende ka shpresë për të gjetur të gjallë 5 personat që ndodhen në bordin e nëndetëses “Titan” që ishte nisur për të parë rrënojat e Titanikut. Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit, janë dëgjuar zhurma për orë të tëra, por ende nuk ka shenja të të zhdukurve.

Sipas mediave të huaja, në deklaratën e Rojes Bregdetare të SHBA-së nuk specifikohet se çfarë mund të kenë qenë zhurmat e dëgjuara. Megjithatë, kjo deklaratë jep shprese për 5 personat në nëndetësen e zhdukur, pasi sipas ekspertëve mendohet se u ka mbetur oksigjen edhe për një ditë, nëse nëndetësja është ende në funksion.

Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit janë dëgjuar zhurma për orë të tëra, në intervale prej 30 minutash dhe 4 orë më vonë janë dëgjuar sërish zhurma po në të njëjtën zonë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po përpiqen të gjejnë nëndetësen turistike që u zhduk, rrugës për në rrënojat e Titanikut. Kontakti me nëndetësen Titan humbi një orë e 45 minuta pasi u zhyt të dielën pasdite.

Sipas OceanGate, bëhet fjalë për një nëndetëse 6.7 metra e gjatë dhe me peshë mbi 10 ton, e cila mund të zhytet në një thellësi prej 4000 metrash. Ka kamera, drita dhe skanerë për të eksploruar mjedisin. Nëndetësja përmban edhe bombola oksigjeni që sigurojnë një furnizim 96-orësh. Megjithatë, numri i orëve varet nga frekuenca e frymëmarrjes së atyre që janë në të.

“Aeroplanët amerikanë dhe kanadezë dhe anijet e mëdha po kërkojnë zonën, por kërkimi është “i ndërlikuar” sepse ekuipazhet nuk e dinë nëse Titani ka dalë në sipërfaqe, që do të thotë se duhet të kërkojnë si sipërfaqen ashtu edhe thellësitë e oqeanit”, u shpreh komandanti i parë i distriktit të rojës bregdetare të SHBA, i cili mbikëqyr operacionin.

Ekspertët kanë ofruar disa skenarë më të mundshëm për të shpjeguar se çfarë mund të ketë ndodhur,  nisur që nga ngatërrimi në rrënojat e Titanikut, tek një ndërprerje e energjisë elektrike apo një problem me sistemin e komunikimit të nëndetëses.

Ora 13:33
Nuk është rastësi! Vendi i mbytjes së 'Titanikut' dhe zhdukjes së nëndetëses ‘Titan’, është plot me rreziqe

1687348577_titan.jpg

Dik Barton, zhytësi i parë britanik që pa rrënojat e Titanikut, ka treguar arsyen pse nuk po zbulohet asnjë shenjë e nëndetëses së zhdukur prej ditësh.

Eksperti tha se vendi ku u mbyt Titaniku dhe ku shënohet zona e kërkimit për nëndetësen e humbur është një vend i rrezikshëm dhe "armiqësor".

Me këtë rrezik Dik Barton tregoi se është përballur 100% gjatë ekspeditave të mëparshme.

"Ka një baticë dhe rrymë uji që lëviz përreth, nuk është e qëndrueshme. Fuqia e zhytësit është relativisht e kufizuar," tha ai.

Duke ndarë mendimet e tij se si mund të gjendej anija, Barton shtoi se mund të duhet të rikthehet në sipërfaqe pasi nuk ka asnjë mënyrë për të hyrë në zhytësin në shtratin e detit.

 

 

Ora 13:25
Detaje të reja nga nëndetësja e zhdukur! Zhytësi francez  që ndodhet në bord ka përvojë të konsiderueshme

1687329790_nendetese.JPG

Paul-Henry Nargeolet, pjesë e ekuipazhit të nëndetëses Titan ka përvojë të madhe detare, e deri më tani kjo është një nga të paktat drita shprese për ekipet e kërkimit.

Paul-Henry Nargeolet, është një nga ekspertët më të shquar në botë të Titanikut, i cili kaloi 25 vjet në Marinën Franceze.

Ai do të dijë protokollet që duhen ndjekur për t'i dhënë operacionit të shpëtimit në sipërfaqe shansin më të madh për të gjetur mjetin e humbur.

A ka bërë ndonjë gabim Nargeolet në menaxhimin e nëndetëses?

Për momentin janë të gjitha spekulime, por çdo rezultat i mundshëm duhet të ndiqet me ritmin e kohës për jetën  personave në bord, për të cilët llogaritet të ketë vetëm një ditë ajër të frymëmarrjes.

Ora 13:24
Ekspertët për nëndetësen e zhdukur: Për momentin është e vështirë të interpretohen zhurmat

1687271007_nendetese.jpg
Nisur nga zhurmat e regjistruara në orët para të mëngjesit, në zonën e kërkimit ku dyshohet se është zhdukur nëndetësja “Titan”, ekspertët e deteve të thella thonë se është e vështirë të përcaktohet se cilat mund të jenë këto zhurma pa parë të dhënat.

Por sipas tyre është e mundur që ato mund të jenë zhurma të shkurtra, të mprehta dhe me frekuencë relativisht të lartë të shkaktuara nga goditja e ziles fundore të titanit me një pjesë tjetër metalike ose objekt të fortë.

Por deri më tani operacioni i shpëtimit është mjaftuar me këtë shenjë për t'i ndjekur ato më tej, duke shpresuar se do të gjejnë nëndetësen përpara se asaj t’i mbarojë oksigjeni në bord.

 

 

 

 

Ora 11:21
Sa thellë nën ujë mund të jetë nëndetësja ‘Titan’?

1687329790_nendetese.JPG

Nëndetësja Titan mund të jetë në ujëra të thellë dhe mund të arrijë deri në 4000 m në thellësi.

Nëndetësja ishte rrugës për në vendin e mbytjes së Titanikut, i cili shtrihet në shtratin e oqeanit në një thellësi prej 3800 m.

Nëndetësja humbi kontaktin rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes së saj dy orëshe drejt rrënojave.

Ishte rrugës për në vendin e mbytjes së Titanikut, i cili shtrihet në shtratin e oqeanit në një thellësi prej 3800 m.

Megjithatë, autoritetet në orët e fundit kanë konfirmuar se kanë zbuluar “zhurma nënujore” në një kërkim sonar të zonës.

Roja Bregdetare e SHBA tha se kishte zhvendosur operacionet në origjinën e tingujve, por asgjë nuk është gjetur deri më tani.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Merrni më shumë rreziqe dhe tregojuni të gjithëve se për çfarë jeni të aftë, horoskopi për sot

Merrni më shumë rreziqe dhe tregojuni të gjithëve se për çfarë jeni të aftë, horoskopi për sot