Kandidati Adnan Xholi po prezanton para KLP platformën e tij për drejtimin e SPAK. Xholi shprehu vlerësimin për rezultatet që kanë arritur prokurorët e SPAK, duke theksuar se do të çojë para luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai theksoi se është e rëndësishme mbrojtja dhe integriteti i pavarësisë së SPAK, por edhe mbrojtja e prokurorëve nga sulmet e padrejta që u bëhen, duke shtuar se ata janë si familja e tij.

Adnan Xholi: E ndjeva privilegjin të aplikoja për shkak se vlerësoj se nga ana formale plotësoj kriteret që përcakton KLP për ngritjen në detyrë, me besimin se kam aftësitë e duhura profesionale për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi. SOAK ndodhet në fazë konsolidimi implementimi i strategjive të institucionit lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po aq e rëndësishme është dhe mbrojtja dhe integriteti dhe i pavarësisë së institucionit, mbrojta nga sulmet e padrejta që u bëhen magjistratëve dhe prokurorëve. Shpreh vlerësimet maksimale ndaj trupë së SPAK, për rezultatet që kanë arritur pasi secili prej tyre është kandidat potencial për ta drejtuar atë strukturë. Kanë arritur rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit, krenar që punoj me ata dhe do ti mbështes në çdo situatë pavarësisht votimit të sotëm. Ata janë familje ime në sistemin e drejtësisë, më tepër qëndrojmë me ta se me familjen biologjike, ka ardhur koha që të vijohet me hetime në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin si me hetime penale dhe pasurore me qëllim sekuestrimin e aseteve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe promovimin e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Kush do jetë pasuesi i Dumanit? Mbledhja në KLP, Xholi prezanton platformën: Të çrrënjoset pandëshkueshmëria! Të pranishëm ndërkombëtarët