1765206961_150442065a000558b09ad4704a3a0feada41c5d4d.webp

Foto: Keir Starmer dhe Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se uniteti mes Evropës, Ukrainës dhe SHBA-ve është vendimtar në negociatat për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Zelensky e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës së tij në Londër, ku po kërkon të sigurojë mbështetje nga aleatët e Kievit për një përpjekje paqësore të udhëhequr nga SHBA.

Nga ana e tij, kryeministri britanik Keir Starmer theksoi se çështjet që lidhen me Ukrainën duhet të vendosen nga vetë Ukraina. Ndërkohë Macron shtoi se ekonomia ruse ka nisur të ndiejë presionin nga paketa e fundit e sanksioneve.


Lajmi kryesor:

Moska: Është koha që BE-ja të dëgjojë Trump nëse dëshiron të shpëtojë veten! Zelensky takohet në Londër me Starmer Merz e Macron! Nesër takim me Melonin në Romë