Teksa theksohet se nuk ka vend për azilkërkues, Gjermania pranon se ka nevojë për forca pune, pasi në të ka shumë vende të lira pune, kryesisht në zonat e industrisë së rëndë.
/Shqiptarja.com
Në një kronikë të veten, DW bën me dije se aktualisht në Gjermani ka 772 mijë vende të lira pune. Zonat me forcë pune në kërkim mbeten Bavaria dhe Nurenbergu. Formimi profesional i mirë, gjuha dhe gjetja e një punëdhënësi që të të garantojë punën janë kushtet për të siguruar vizën e duhur që do t’u mundësojë punën në Gjermani.
“Sot në Gjermani ka 772 mijë vende të lira pune, ndërkohë që numri i vendeve të lira është shtuar në 80 mijë vetëm këtë vit. Sipas një studimi thuhet se për shkak të ndryshimeve demografike deri në vitin 2030 në Gjermani do të mungojnë 8 milionë punëtorë” – thuhet në kronikën e DW.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com







