Në GJKKO mbeten vetëm 6 gjyqtarë, zero kandidatë për vendet vakante, e vetmja që ishte u tërhoq! KLGJ emërim provizor

Në GJKKO mbeten vetëm 6 gjyqtarë, zero kandidatë për vendet vakante, e vetmja që ishte u tërhoq! KLGJ emërim provizor

GJKKO

Vazhdon 'braktisja' e Gjykatës se Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, e cila u krijua për të luftuar krimin e korrupsionin. Nga 16 gjyqtarë ka aktualisht 6. Mungon më shumë se gjysma.  Katër vendet e hapura me garë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka asnjë garues. Një garuese e cila kaloi një fazë dhe do të emërohej u dorëhoq.

"Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se në procedurat e rihapura për ngritjen në detyrë të gjyqtarëve në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas përfundimit të afatit të kandidimit më datë 21.07.2021, situata e kandidimeve është si më poshtë: 1. Për pozicionin lirë të shpallur me Vendimin nr. 287, datë 06.07.2021, lista e kandidatëve është: 1) Znj. Elsa Ulliri - gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. 2. Për tre pozicionet e lira të shpallura me Vendimet nr. 286, nr. 288 dhe nr. 289, datë 06.07.2021, nuk u paraqit asnjë kandidaturë. Në procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionet e lira të shpallura me Vendimet nr. 288 dhe nr. 289, datë 06.07.2021, kandidoi edhe gjyqtarja znj. Elsa Ulliri, por ajo u tërhoq nga kandidimi për këto pozicione, me kërkesën e datës 27.07.2021, pa filluar ende procedurat përkatëse në kuadër të këtyre kandidimeve. Për këtë shkak kjo gjyqtare nuk është përfshirë si kandidate për këto dy pozicione të lira", njoftoi KLGJ.

Ndërkohë që në një vendim provizor të datës 7 KLGJ ka emëruar gjyqtaren e skemës së delegimit Flojera Davidhi për një mandat 1 vjeçar.

Për tu bërë gjyqtar në GJKKO duhet të japësh pëlqimin për tu kontrolluar jo vetëm gjyqtar por edhe familjarët, përfshi lidhje gjaku për vete dhe bashkëshortët.

Vendimi i KLGJ per caktimi Flojera Davidhi si anetare provizore e GJKO

Njoftimi i KLGJ

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar