TIRANE - Ish-deputeti i Partisë Demokratike Sami Gjergji, njëherësh administrator i kompanisë së vezëve “Floryhen” do përballet në gjykatë me akuzën e “Mashtrimit në kredi”. Gjergji pak ditë më parë u njoh me akuzën në ambientet e prokurorisë dhe më pas kjo e fundit dërgoi në gjykatë dosjen penale kundër tij.
Nga hetimi,i filluar në bazë të kallëzimit të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, rezulton se i pandehuri, në vitin 2010, ka marrë një kredi nga kallëzuesi në shumën 1.1 milion euro, me qëllim blerjen e pajisjeve teknologjike tek një shoqëri italiane për përmirësimin e aktivitetit të tij tregtar. Por, siç rezultoi nga hetimi, shuma e marrë kredi nga i pandehuri nuk ka pasur qëllim përmirësimin e teknologjisë, por shlyerjen e një detyrimi financiar që “Floryhen” i kishte shoqërisë italiane, për të cilën kishte deklaruar pranë bankës se do të blinte pajisje.
Në bazë të rregullave të bankës, kredia e marrë nga i pandehuri nuk do t’i jepej në rast se ai do të deklaronte se e kërkonte për shlyerje borxhi. Nga hetimi, ka rezultuar se nga ana e të dyshuarit Sami Gjergji janë konsumuar elementet e veprës penale të «Mashtrimit në kredi», pasi ndër të tjera, rezulton se shtetasi Sami Gjergji si ortak dhe administrator i subjektit “Floryhen” sh.p.k ka paraqitur të dhëna të rreme përpara bankës lidhur me destinacionin dhe përdorimin e një kredie në vlerën prej 1.1 milionë Euro duke fshehur dhe mos vënë në dispozicion të bankës listën e borxheve që sipas marrveshjes duhet t’ia kishte bashkangjitur aneksit të marrëveshjes dhe duke përfituar kështu padrejtesisht kredinë në fjalë me qëllimin e vetëm për të mos e kthyer më atë.
Po kështu në vazhdim, ky shtetas ka pamundësuar monitorimin financiar nga ana e bankës të kredisë dhe destinacionit të saj duke mos paraqitur përpara punonjësve të bankës dokumentacionin e nevojshëm për këtë qellim. Kredimarrësi Sami Gjergji ka bërë bankën të besojë se kredimarrësi kishte për qëllim rinovimin e teknologjisë së përdorur në aktivitetin e shoqërisë së tij dhe në mënyrë që të arrinte një gjë të tillë ai kërkoi nga banka që ajo të financonte blerjen e paisjeve dhe aksesorëve të përcaktuara në kontratën e shitjes së lidhur me shoqërinë italiane, duke i vënë në dispozicion bankës ndër të tjera edhe ofertën e shoqërisë italianë dhe faturën përkatëse të lëshuar nga kjo shoqëri.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com