Në gjyq për mashtrim, historia
e ish-ministrit peruan në Tiranë

Në gjyq për mashtrim, historia<br />e ish-ministrit peruan në Tiranë
TIRANE - Dy vite nga ndalimi i tij për një verifikim nga policia e Tiranës, ish-ministri peruan Manuel Augusto Blacker Miller rikthehet sërish përballë drejtësisë. Këtë herë ai është marrë i pandehur dhe po gjykohet nga drejtësia shqiptare për akuzën e mashtrimit. Dhe pse i njohur për problemet e tij me drejtësinë, si në Peru, Amerikë dhe së fundi edhe në vendin tonë, ai rezulton se ka nënshtetësi shqiptare të cilën nuk dihet se si e ka marrë. 

...

Manuel Augusto Blacker Miller ish ministri i Perusë në qeverinë e Alberto Fujimoto në vitet 1991-1992 tashmë është përballë drejtësisë shqiptare.

Miller i cili gëzon dhe shtetësi shqiptare përballet me akuzën e mashtrimit për të cilën prokuroria ka kërkuar dënimin e tij.

Ndaj Miller Gjykata e Tiranës ka zhvilluar deri më tani 11 seanca ndërsa ai vetë ka qenë i pranishëm për tu përballur me drejtësinë, pasi tashmë ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie dhe procesi zhvillohet në gjendje të lirë.

Dy vite më parë ish-ministri u ndalua në kryeqytet për disa orë nga policia, por atëherë asgjë nuk u sqarua zyrtarisht dhe ai u la i lirë.

U fol dhe për një kërkesë për ekstradimin e tij drejt Perusë, por ajo që zyrtarisht u pranua ishte se Blacker Miller u ndalua për një verifikim dhe më pas u la i lirë.

ReporTv ka mësuar se ndaj ish-ministrin Peruan rëndon akuza e Mashtrimit pasi prokuroria ka mundur të hetojë se me anë të një kompanie për pastrimin e plehrave ai ka përfituar shumë të konsiderueshme parash nga disa individ duke i mashtruar.

Por çfarë biznesi ka Miller në Shqipëri?
Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve ai rezulton prej 10 Janarit 2013 administrator i “Apollonio Investment” Shpk. 

Me anë të kësaj kompanie ai pretendonte investime të mëdha në Shqipëri thanë burime nga grupi hetimor, por realisht ndaj tij janë ngritur disa kallëzime penale dhe ai përfundoi i pandehur nën akuzën e mashtrimit.

Procesi gjyqësorë ndaj ish zyrtarit peruan sot 71-vjecar dhe me shtetësi shqiptare është drejt fundit dhe pritet që më 27 janar prokurori Gjergji Tako ti drejtohet gjykatës me konkluzionet përfundimtare. / Report TV/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë