Në grevë urie për 'djersën e ballit', punëtori në Fier flet me lot në sy: Ka vajtur sa nuk mban më puna

16 grevistët të cilët prej tre ditësh po refuzojnë ushqimin në shenjë proteste pasi prej 27 muajsh nuk po marrin rrogat, janë shprehur se do t'i shkojnë deri në fund asaj që kanë nisur. Ndërkohë një nga grevistët i quajtur Petrit Mukaj ka shfaqur problem shëndetësore, mjekët i kanë kërkuar që të bëjë serum ndërsa vetë ai shprehet se do të vazhdojë grevën. Ai me lot në sy shprehet se është baba i katër fëmijëve ndërsa si burim të vetëm të të ardhura ka patur punën në stacionin elektrik dhe të pompimit në Poçem.

"I sëmurë jam. Doktori më tha je për serum, do ti përgjigjem mjekësisë, por do vij prapë në grevë. Kam katër fëmijë. Kam vajtur në fund fare. Asgjë nuk kam. Ka vajtur sa nuk mban më puna." tha një grevist i cili ka shfaqur edhe probleme shëndetësore.

Ndërkohë grevistët e tjerë janë shprehur se kushti kryesor i tyre që të dalin nga greva është pagesa e rrogave të prapambetura ndërsa më pas janë të gatshëm që të bisedojnë për kontratën.

"Kam 25 vjet që punoj. Keq për makineritë më vjen që po shkatërrohen se po vijnë njerëz që nuk dinë. Mund të plasi transformatori. Do të përvëlohen atje. Po u shkatërrua kjo këtu do ngelemi përjetë pa ujë." tha një grevist.

"Gjenda jonë është e rënduar, me tension të lartë e të ulët. Kërkesat tona dihen se kush janë kërkojmë rrogat e prapambetura dhe më pas shikojmë kontratën në vazhdim. Nuk kemi parë asnjë përfaqësues së shtetit. As deputetin e zonës. Po të ishin për vota do vinin këtu direkt. Ka ardhur vetëm një sekretar i prefektit. Se kemi parë shtetin këtu fare." tha një grevist tjetër.


Lajmi kryesor:

Dita e tretë e grevës në Fier, rëndohet gjendja shëndetësore e 16 punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive