TIRANE- Policia e Tiranës nis procedimin penal në gjëndje të lirë ndaj 4 personave pasi akuzohen se kanë mashtruar disa persona, duke u vjedhur shuma të konsiderueshme parash.

Bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 120 mijë euro, 18 mijë dollarë e 3 milionë lekësh. Ndjekja penale në gjëndjen të lirë është marrë dhe për Suela dhe Armand Çika, përkatësisht 35 dhe 37 vjeç, të cilët kanë arritur t’u marrin  99 mijë euro, 18 mijë dollarë e 3 milionë lekë disa shtetasve.

Shuma e parave është marrë nga dy personat nën hetim me anë të mashtrimit. Sikur bën me dije policia e shtetit, ata u kishin premtuar “viktimave” të mashtrimit se do të zgjeronin biznesin në fushën e lënies së makinave me qira.

Procedim penal në gjëndje të lirë është ndërmarrë dhe për  Elion Seitaj. Shkak për këtë, është bërë denoncimi i Artan Lamajt, i cili ka denoncuar se Seitaj i kishte marrë pjesë këmbimi me vlerë mbi 10 mijë euro, dhe më pas nuk i ka likuiduar.

Ndërkaq, shtetasi tjetër i arrestuar është siçiliani Prospero Albelice, 60 vjeç, i cili i ka marrë me anë të shpërdorimit të besimit shumën e 12.000 euro, shtetasit Apollon Ismail Ruben. (ln/sg/shqiptarja.com)