Kapet minoritari që po i ndërtonte memorial ekstremistit grek që u vra në Bularat, zbulohet organizimi për 1 vjetorin

GJIROKASTER-Një person është vendosur në hetim pasi tentoi që t'i ndërtonte një memorial grekut, Konstandin Kacifas që u vra nga policia vitin e kaluar në fshatin Bularat, pasi hapi zjarr drejt RENEA-s.

Gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase raporton se janë referuar materialet pranë gjykatës për Vangjel Barkën banues ne fshatin Bularat, bashkia Dropull pasi në vendin e quajtur kodër mbi fshatin Bularat ku u vra Kacifas ka ndërtuar një bazament betoni.

Vendi ku është ndërtuar bazamenti përkon me vendin ku është vrarë Kacifas me 28 tetor të vitit të kaluar dhe mendohet se ishte përgatitur tereni për ndërtimin e një memoriali pasi pas disa ditësh është 1 vjetori i vdekjes se tij.

Kanë qenë dy barinj që kanë pikasur veprimet e minoritarit duke sinjalizuar, ndërsa bashkia ka deklaruar se nuk ka asnjë leje për të ndërtuar një gjë të tillë. Barka është marrë në pyetje dhe po ndiqet në gjendje të lirë për ndërtim të paligjshëm.

Por cfarë do të ndodhë në datë 26 Tetor në Bularat? Report Tv mëson se është parashikuar të organizohet një ceremoni në Bularat, organizatorët nuk dihen, por bashkia nuk ka marrë përsipër ceremoninë, thotë gazetari i Report Tv, Piro Nase.

Bashkia ka marrë përsipër vetëm organizimin e ceremonisë për festën e njohur si 'JO'-ja greke me disa aktivitete në fshatin Dervicjan.

Ceremonia do të kulmojë me vendosjen me kurora me lule në varrezat në Bularat, ndërsa më pas do të organizohet një meshë. Mbetet për t'u parë nëse do të vijnë grekë, ndërsa kanë filluar organizimet për transportin me autobusë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 13/10/2019 18:43

    Ai ishte terrorist dhe jo ekstremist. Një ekstremist mund të bëjë ose jo vepra terrori, por terroristi eshte me padyshim ekstremist. Pra ka ndryshim.

    Përgjigju
  • Tarasi: 12/10/2019 14:32

    Ore do bëhemi ndonjëherë shtet në apo brez pas brezi shtet legen??? Mos I lejoni more grekët të bëjnë asnjë veprim në tokën shqiptare për këta karcifat e leshit... Boll te keqe u kanë bërë grekët shqiptarëve në Greqi... Që të vijnë të bëjnë pisllëqe edhe në Shqipëri kjo është e padurueshme... Enver Enver ngjallur edhe njëherë për këta politikanet tanë greko-serb

    Përgjigju
    • Feliks: 12/10/2019 16:40

      Jante te korruptuar prandaj se ngejne zerin se i dalin te gjitha ne shesh pastaj ai kacifas ishte SHqiptar me nenshtetsi edhe Greke,fai esht i politikaneve qe ben Janullatisin me ne eshtetesi SHqiptare dhe kisha irtodoksi ssuhet te drejtohet nga nje grek por nga nje SHqiptar

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia