Korrupsion me dhënien e pasaportave shqiptare. Prokuroria e Tiranës po heton disa zyrtarë të policisë e persona të përfshirë në këtë skemë. Ligjërisht pajisja me pasaporta është falas për këtë kategori, natyralizim. Report Tv mëson se personat zvarriteshin për të marrë pasaportat dhe u kërkohej nga 50 deri në 200 euro ryshfet.

Prokuroria ka kërkuar 'Arrest me burg' për 2 funksionarë të policisë dhe për 4 efektivë është kërkuar pezullimi nga detyra, ndërsa hetimi vazhdon për dokumentin e plotë të gjithë skemës korruptive.

Nga hetimet e prokurorit Bledar Valikaj është dokumentuar me prova pamje filmike e përgjime se si merreshin paratë. Mes të dyshuarve edhe zyrtarë në drejtorinë e policisë në Tiranë

1658048036_page.jpg.