Në hetime kanë dalë emra të tjerë të pa përmendur në komisionin e inceneratorëve! Kush është personazhi misterioz që përmendi Lorenc Vangjeli?

Një ditë para se SPAK të lëshonte urdhër-arrestin për deputetin socialist Alqi Bllako, analisti Lorenc Vangjeli, në studion e Kontrast, përballë ministres Elisa Spiropali, e paralajmëroi këtë ngjarje në studion e ‘Kontrast’. Por këtë të premte, Vangjeli tha se të tjerë personazhe mund të përballen me drejtësinë për çështjen e ‘Inceneratorëve’.

Siç tha analisti në Report TV, bëhet fjalë për emra që nuk janë lakuar më parë, madje as kanë qenë dëshmitarë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

“Do të ketë surpriza. Njerëz të rinj, emrat e të cilëve nuk janë përmendur deri më sot në publik dhe që s’kanë qenë dëshmitarë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. E thënë ndryshe, emra që zonja Tabaku nuk ia ka idenë. Më shumë se sa majtas apo djathtas, ka të bëjë me mëkatarë. Ne Shqipëri ka mëkatarë dhe njerëz që nuk kanë pasur mundësi te bëjnë mëkate. Ajo që po ndodh me SPAK-un është që po u jep një mundësi të mbajnë Ramazan. Ramazani është një proces vetëpastrimi dhe këtu ka shumëçka që duhet pastruar. Nuk ka të bëjë me ngjyrën e fanellës, të majtë apo të djathtë” – tha Lorenc Vangjeli.

Për inceneratorin e Fierit, SPAK arrestoi Alqi Bllakon i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, duke falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 01/04/2022 20:21

    Personazhi misterioz për president shqiptarë është proserborusi Isa Mustafa (nga LDK e Kosovës) që e likvidoi Dr Ibrahim Rugovën…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki