Në Himarë shpëtohen 2 turistë nga Guatemala, në Tiranë 5 gjermanë humbën rrugën teksa eksploronin malin

Himarë - TiraneDy turisteve nga Guatemala që lundronin në Gjirin e Himarës me Kanoe janë ndihmuar të ktheheshin në breg pasi dallgët po u rrezikonin jetën.

"Gjatë patrullimit në zonën e plazhit me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, Njësia Policore Detare në SPK Dhërmi vuri re dy shtetase me një Kanoe që po rrezikoheshin në det për shkak të dallgëve, në vendin e quajtur "Gjiri i Himarës", dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg. 

Ndërkohë në Tiranë policia e komisariatit nr 1 u ka ardhur në ndihmë 5 turistëve nga Gjermania, të cilët kishin humbur rrugën dhe ishin bllokuar me automjet, gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të papërshtatshëm për qarkullim me automjet.

Sot rreth orës 08:00, është marrë njoftim se 5 turistë nga Gjermania, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Përcëllesh, dhe si pasojë kishin mbetur të bllokuar, me automjetin e tyre, për shkak të terrenit. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë organizuar punën dhe iu kanë shkuar në ndihmë turistëve" informoi sot policia

Në ndihmë të cdo qytetari që ka vështirësi policia në dispozicion numrin pa pagesë 112.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë