Imagjinoni veten teksa hyni në një hotel dhe si recepsionist do të gjeni një robot. Imagjinoni veten në një hotel ku dera e dhomës nuk hapet në mënyrë klasike me çelës por fal sensorëve që bëjnë njohjen e fytyrës.
Këto janë vetëm disa nga veçoritë e hotelit FlyZoo, një hotel i hapur nga Alibaba në Hangzhou, kryeqyteti i provincës lindore kineze të Zhejiang, ku ka selinë gjigandi tregtar kinez.
Në hotelin e së ardhmes, mysafirëve do tju shërbehen ushqim dhe pije nga robotët kurse në sajë të asistentit dixhital, ata mund të kontrollojnë dritat, të hapin ose të mbyllin perdet, të ndezin apo çaktivizojnë televizorin ndërsa janë ulur diku të qetë. Të gjitha këto shërbime klientët e hotelit mund ti gjejë për rreth 380 € për një natë.
Robotët mund të gjenden kudo në hotel dhe udhëzojnë mysafirët përmes mesazheve zanore të regjistruar.
Hoteli është i pajisur me një sistem menaxhimi të inteligjencës artificiale. Fal këtij sistemi, asistenti interaktivë mund të kryejë një sërë detyrash. Sistemi i ri i inteligjencës artificiale do të ndihmojë në përmirësimin e efikasitetit të menaxhimit të hotelit duke reduktuar më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore.
Hotelet robotike nuk janë një koncept i ri në industrinë hoteliere, por sigurisht që janë ende të rrallë.
Komento