TIRANE - Një flamur me shqiponjë “të deformuar”, me përmasa të mëdha është shpalosur pikërisht në ballinën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Flamuri origjinal prej 100-vjetësh ka ruajtur modelin e shqiponjës dykrenare, e cila në dy kokët e saj qëndron me gojë hapur dhe ka një gjuhë që zgjatet jashtë. Por flamujt e rinj që janë prodhuar me shumicë dhe në seri të mëdha, të cilat kanë nisur të tregtohen, në vend të gjuhës tek kokat e shqiponjës rezulton të kenë një buzë të poshtme të tejzgjatur jashtë mase. Shqiponja e pavarësisë tashmë ka pësuar një “mutacion”.
Por edhe flamujt që valëviten pranë disa godinave të ministrive përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” kanë të njëjtin “deformim” të shqiponjës dykrenare të flamurit kombëtar shqiptar.
I njëjti flamur i “transformuar” është vënë edhe përballë bustit të heroit kombëtar Skënderbeu në qendër të kryeqytetit.
Dhjetëra flamuj të tillë kanë pushtuar edhe sallonet e hoteleve kryesore të Tiranës me rastin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Në Hotel Tirana Internacional ka dhjetëra e dhjetëra flamuj të deformuar, ndërkohë që ambientet e tij frekuentohen jo vetëm nga turistë të huaj por edhe nga përfaqësitë diplomatike ndërkombëtare. Madje këtu organizohen dhe aktivitete me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Në të gjitha suveniret e Tiranës dhe në tavolinat e shitësve ambulantë që nga dita e sotme ka nisur të shitet flamuri ynë kombëtar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Një tregtar ambulant shprehet se këta lloj flamujsh janë marrë diku te një tregtar tek rruga “Don Bosko”, dorë e dytë ose e tretë dhe “nuk e di se ku prodhohen”.
Një shtetas kosovar i cili ndodhej në Tiranë për të blerë flamuj për t’i dërguar në Kosovë tregon se nuk do të blejë kurrsesi një flamur të deformuar.
“Flamuri është një dhe nuk ndryshon. Unë do të blej flamurin që ka ardhur që nga koha e Skënderbeut”, thotë ai ndërkohë që ende nuk e ka vënë re se pikërisht përballë bustit të Skënderbeut valëvitet një flamur, shqiponja e të cilit është e deformuar.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com