Në Itali e bëjnë të sigurt, Edy Reja drejton dy ndeshjet e fundit me Shqipërinë! Tregojnë emrin e zëvendësuesit

Në Itali e bëjnë të sigurt, Edy Reja drejton dy ndeshjet e fundit me Shqipërinë! Tregojnë emrin e zëvendësuesit

Edy Reja

Edy Reja do drejtojë dy ndeshjet e fundit në stolin e kombëtares shqiptare të futbollit. Sport Mediaset në Itali bën me dije se Luigi Di Biagio do jetë zëvendësuesi i Edy Rejës në stolin e kuqezinjve. "Trajneri Edy Reja do drejtojë dy miqësoret e fundit në stolin e Shqipërisë. Ndeshjet me Italinë dhe Armeninë janë miqësoret e fundit për teknikun 77 vjeçar", tregon Sport Mediaset.

Edhe më herët nga Italia kanë reaguar për stolin kuqezi, duke treguar se do jetë pikërisht Di Biagio që do zëvendësojë Rejës. Nëse nga përtej Adriatikut janë të bindur për diçka të tillë, në Federatën Shqiptare të Futbollit do merret vendimi për trajnerin e ri pas miqësores me Armeninë në 19 nëntor, kohë kur kontrata e Rejës me kuqezinjtë skadon. Trajneri i përfolur Di Biagio ka karrierë në stolin e SPAL dhe kombëtares italiane U-21.

Luigi Di Biagio

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barzay: 16/11/2022 20:26

    Po pse perher me tranjere italian ?edhe tranjeret shqipetar Jane te afte.p.sh.Besnik Hasi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Lajm i mirë që Gjykata Kushtetuese shpalli të ligjshme përgjimet Sky dhe Encro Chat

Spahiu: Lajm i mirë që Gjykata Kushtetuese shpalli të ligjshme përgjimet Sky dhe Encro Chat