Edy Reja do drejtojë dy ndeshjet e fundit në stolin e kombëtares shqiptare të futbollit. Sport Mediaset në Itali bën me dije se Luigi Di Biagio do jetë zëvendësuesi i Edy Rejës në stolin e kuqezinjve. "Trajneri Edy Reja do drejtojë dy miqësoret e fundit në stolin e Shqipërisë. Ndeshjet me Italinë dhe Armeninë janë miqësoret e fundit për teknikun 77 vjeçar", tregon Sport Mediaset.
Edhe më herët nga Italia kanë reaguar për stolin kuqezi, duke treguar se do jetë pikërisht Di Biagio që do zëvendësojë Rejës. Nëse nga përtej Adriatikut janë të bindur për diçka të tillë, në Federatën Shqiptare të Futbollit do merret vendimi për trajnerin e ri pas miqësores me Armeninë në 19 nëntor, kohë kur kontrata e Rejës me kuqezinjtë skadon. Trajneri i përfolur Di Biagio ka karrierë në stolin e SPAL dhe kombëtares italiane U-21.
Luigi Di Biagio
Po pse perher me tranjere italian ?edhe tranjeret shqipetar Jane te afte.p.sh.Besnik Hasi.
Përgjigju