Në Izrael protestohet kundër rregullave ndaj pandemisë

Në Izrael protestohet kundër rregullave ndaj pandemisë

Mijëra izraelitë kanë protestuar të hënën nëpër rrugët e Jerusalemit kundër kufizimeve për koronavirus. Në protesta është parë flamuri izraelit derisa protestuesit kanë qenë në rrugë drejt Qeverisë së shtetit. Protestuesit kanë mbajtur mbishkrime kundër vendosjes së maskës dhe kufizimeve tjera për luftim të pandemisë. Konvoji i Jerusalemit është dukur i ngjashëm me disa protesta në Kanada, si rezultat i të cilave janë mbyllur pikat e kalimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Kundër kufizimeve ndaj pandemisë është protestuar edhe në Francë, Holandë, Zvicër, Australi dhe Zelandë të Re.Shany Shlomo, 51-vjeçare, punëtore e administratës, ka thënë se i është bashkuar protestës në Jerusalem, për të treguar pakënaqësinë ndaj kufizimeve.

“Askush nuk mund të na tregojë çfarë të vendosim në trup”, ka thënë ajo.

Izraeli është një prej kombeve të para që pati nisur fushatë kombëtare kundër vaksinimit, përfshirë dhënien e dozës së tretë dhe të katërt, meqë rezultatet kanë treguar se efekti i tyre bie pas një kohe. Autoritetet në Izrael kanë hequr së fundi disa kufizime, duke zvogëluar listën e vendeve ku kërkohet pasaporta e vaksinës. Muajin e kaluar ka pasur ditë kur autoritetet kanë regjistruar më shumë se 80,000 raste të infektimit. Prej atëherë, shkalla e infektimit ka rënë në gati 30,000 raste në ditë. Tzvi Shori, 30-vjeçar, student i drejtësisë, ka thënë se dëshiron “të luftojë” për të drejtat e veta.

“Ju po na kontrolloni dhe po na mbani me një zinxhir të shkurtër dhe po na tregoni të bëjnë çfarë të thoni ju”, ka thënë ai./REL/

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë