Në janar mund të ketë vendimmarrje për kuqeziun Broja te Chelsea! Londinezët dëshirojnë Leaon

Në janar mund të ketë vendimmarrje për kuqeziun Broja te Chelsea! Londinezët dëshirojnë Leaon

Armando Broja dhe Leao

Në merkaton e janarit mund të ketë të reja për sulmuesin bomber kuqezi, Armando Broja.  Milani pret të marrë oferta për Rafael Leaon nga Chelsea dhe Manchester City, ndërkokë që londinezët mund të ‘joshin’ me shqiptarin.

“Tuttomercato” ka raportuar se Chelsea është gati të paraqesë një ofertë për të në janar. Një zyrtar i klubit londinez thuhet se foli drejtpërdrejt me Leaon muaj më parë për t’ia shpjeguar projektin e ri të Todd Boehlyt dhe lojtari thuhet se ka filluar të krijojë një miqësi me disa anëtarë të skuadrës së Chelseat.

“Blutë” mund të përpiqen të përfshijnë disa lojtarë në marrëveshje si Armando Broja ose Hakim Ziyech, për të provuar të ulë koston e përgjithshme të një marrëveshjeje eventuale. Milani besohet se synon të përfitojë 120 milionë euro nga shitja e 23-vjeçarit, nëse ai vendos të largohet.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja