Në janar mund të transferohej në Arabi, ish-agjenti i Dwamena: Nuk donte të vinte në vete

Në janar mund të transferohej në Arabi, ish-agjenti i Dwamena: Nuk donte të vinte në vete

Futbollisti i cili ndërroi jetë, Raphael Dwamena

Raphael Dwamena fatkeqësisht të shtunën humbi jetën, teksa pësoi një sulm në zemër gjatë kohës që po luhej Egnatia-Partizani, duke ngritur shumë pikëpyetje, pasi në disa vende të Europës nuk ishte lejuar të lunte.

Mirëpo ai më në fund, në dhjetor të 2022, u bashkua me Egnatian ku e pa si mundësi të tregonte edhe njëherë talentin e tij. Talent që e bëri të binte në sy të disa skuadrave, siç ishte Partizanit në Superligë, por edhe në vende të tjera.

Sëfundmi është mësuar se 28-vjeçari ka kryer disa teste mjekësore për llogari të një klubi në Arabinë Saudite, ku edhe ishte gati të transferohej në merkaton e janarit, pasi kishte rënë dakord në shifra.

Dwamena që prej janarit të 2021 kishte vendosur të hiqtë defibrilatorin që mbante në zemër, pasi sipas tij ishte bezdisës dhe i shkaktonte panik. Këtë vendim futbollisti e kishte marrë duke mos pyetur të afërmit dhe as ish-agjentin, i cili kishte këmbëngulur në këtë drejtim.

Agjenti Philipp Degen, njëkohësisht edhe një nga miqtë e tij, në atë periudhë u shpreh: “Duamenën e dua si djalin tim. Është një person i mrekullueshëm, e dua shumë. Por ai thjesht nuk dëshiron të vijë në vete. Ai do të kishte shumë opsione. Mund të bëhej agjent, trajner apo ambasador i futbollit. Ajo që të gjithë i thonë është: ‘Të lutem ndalo’. Zemra e tij sa vjen e bëhet më e dobët. Është një bombë me sahat”. 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konflikteve të gjata i erdhi fundi! Britney Spears zgjidh mosmarrëveshjet me babain e saj

Konflikteve të gjata i erdhi fundi! Britney Spears zgjidh mosmarrëveshjet me babain e saj