Real Madrid është i gatshëm të bëjë ofertën finale për Kylian Mbappe në janar të vitit 2024. Sipas medias spanjolle “AS”, madrilenët do t’i japin afat sulmuesit francez deri në datën 15 janar për të vendosur përfundimisht për të ardhmen.
Në të kundërt Real Madrid do të përqendrohet tek ylli i Manchester City-t, Erling Haaland.
Haaland ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit që vjen dhe që nga janari mund të arrijë marrëveshje me një klub të ri dhe të nënshkruajë parakontratë.
Pasi u refuzuan disa herë nga Paris Saint-Germain, por edhe pas joseriozitetit të nënkampionit të botës, “Los Blancos” duket se do ta bëjnë përpjekjen e fundit për ta bindur ish-futbollistin e Monacos.