Në janar transferoi Simonin, presidenti i E. Frankfurt-it nën hetim për përdorim droge! U 'tradhtua' nga i biri

Në janar transferoi Simonin, presidenti i E. Frankfurt-it nën hetim për përdorim droge! U 'tradhtua' nga i biri

Peter Fischer

Prokuroria publike në Frankfurt ka nisur hetimet kundër presidentit të Eintracht Frankfurt në Bundesligë, Peter Fischer, për blerje dhe posedim të paligjshëm të kokainës. Po hetohet edhe gruaja e Fischer dhe djali 25-vjeçar.

Origjina e hetimit filloi se djali i Fischer kishte konsumuar kokainë me një shok në shkollë. Nëna e shokut kishte vënë re një ndryshim në sjelljen e djalit të saj dhe më pas kishte njoftuar shkollën dhe policinë. Zyra e prokurorit publik më pas kontrolloi banesën e Fischer në fund të janarit.

Një qen gërmues gjeti mbetje kokaine në tryezën e krevatit të presidentit të Eintracht. Fisher, gruaja e tij dhe djali i tyre thuhet se e kanë ruajtur drogën në atë mënyrë që djali të kishte akses.

Zëdhënësi i bordit të Eintracht, Axel Hellman nuk ka dashur të komentojë hetimet kundër Fischer. “Nuk do të them asgjë për këtë, as si mik, as si anëtar dhe jo si zyrtar i klubit”, tha Hellmann në një konferencë për shtyp.

Menjëherë pas kësaj, trajneri Oliver Glasner gjeti disa fjalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së DFB Cup kundër Darmstadt 98.

“Nëse dikush nuk po shkon mirë, duhet dikush që t'i qëndrojë pranë. Kjo është arsyeja pse ai ka mbështetjen më të madhe nga të gjithë ne në klub. Çdo gjë tjetër nuk është shqetësimi ynë”, tha austriaku. 

Glasner është i sigurt se skandali rreth presidentit nuk do të ketë asnjë efekt në performancën sportive të Eintracht. Kujtojmë se në janar klubi i Bundesligës transferoi Simon Simonin nga Dinamo.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën