DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është gjobitur dhe i është hequr patenta për 3 vite për shkelje të rregullave të COVID-19. Bëhet fjalë për takimin që pati ditën e sotme me disa tregtarë e qytetarë në një kafe, e cila jo vetëm që duhet të ishte mbyllur këtë periudhë, por mbi të gjitha duke qëndruar grumbull një numër të madh personash në një tavoline, pa distancë e pa maska dhe doreza.
Kryedemokrati është ndëshkuar si organizator i këtij takimi, e ndërsa mësohet se është identifikuar dhe gjobitur nga policia e Durrësit me 1 mln lekë gjobë pronari i këtij lokali. E njëjta masë disiplinore, pra gjobë dhe heqje patente, është vendosur nga policia e qytetit bregdetar edhe për 10 personat e tjerë të pranishëm në tavolinë me Bashën, mes tyre Ferdinand Xhaferri kryetari i PD-së dega Durrës dhe nënkryetari Arlind Boshku .
Foto nga takimi i sotëm i Bashës me tregtarët në Durrës
Lidhur me këtë ka pasur një njoftim zyrtar edhe nga ana e uniformave blu. "Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbyllur të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ, "Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19". Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar mbi Aktin Normativ. Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A.H. Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet, Lulzim Basha, Ferdinand Xhaferri, Arlind Boshku, A. M., R. G V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H", njofton policia.
Pas mbledhjes që ka pasur me aleatët, opozita ka zbritur në terren në takim me qytetarët edhe pse kjo gjë është e ndaluar për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Më herët është vendosur në hetim, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pas takimit që pati me fermerët në Divjakë . Në rast të përsëritjes së kësaj vepre penale, Basha dhe Salianji rrezikojnë burg.
Ndëshkimi i Bashës është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se është gjëja e duhur për aq kohë ka shkelur rregullat. "Qeveria përcakton vendime, por nëse janë gjobitur është bërë gjëja e duhur kur shkeljet konstatohen. Më vjen keq për ata që u morën për figurantë", tha Rama te 'Opinion'.
SIDOMOS NE DURRES POLICIJA ESHTE KOMPLET E POLITIZUME ESHTE VEGEL E QEVERISE DHE JO E POPULLIT . O POPULL E DINI SA SHTEPI TE VJEDHURA PAS TERMETIT JA PLACKITUR ME QINDRA CFARE BERI POLICIJA ASGJE DREJTORI I POLICISE KRYEMASKARAI I POLITIZUAR U SHMANGET POPULLIT QE DENANCOJNE PER VJEDHJE PRA SIC SHIHET KEMI NJE POLICI VETEM PER TE SULMUAR KUNDERSHTARET DHE PER TE RUAJTUR BANDEN KRIMINALE TE RILINDJES ME ED RAMEN NE KRYE
PërgjigjuPo patenta pse? Keta spo ngisnin mjete
PërgjigjuHajde or bab hajdeee.. Ligji normal vepron ne nje kohe normale. Tani nuk jemi ne kohe normale. Dhe heqja e patentes behet qe robi qe thyen karantinen ne 90% te rasteve perdor makinen. Sepse fakti qe ti perdor makinen do te thote ose shkon per vizite diku te nje familje tjeter, ose shkon diku per te takuar dike. Dhe pikerisht Kjo eshte e ndaluar, dmth te takohesh me njerez sepse perben rrezik per veten dhe te tjeret. Besoj se isha i qarte or Hajde bab Hajde.
Edhe nendetesja mjet eshte or tej. Ne gjithe boten ligji vepron mbi patenten vetem atehere kur eshte bere shkelja ose krimi duke ngare mjetin. Mosdistancim social dhe pa maske......bllokim patente. Do t’ju bllokojne grate or tej
Po me cfar shkuan me nendetese?
Po smerret vesh ca ka te bej patenta ne ket mes,,me duket se policia e durresit ka lajthit komplet,rroft injoranza policore,pa ofendime shok polica sepse policet ne gjith boten jane pak a shum gjith isoj;hajvan e bir hajvanesh
PërgjigjuO shoku Mali, vertete ka barcaleta per policet ne gjithe boten, por patenten ia heq ligji jo polici me mendjen e vet.
Jo vetem gjobe por ti pshurrim ne surrat qe thyejne ligjin
PërgjigjuINJORANTI QË ËNDRRON POSTIN E KRYEMINISTRIT
PërgjigjuO lyl shal ngjitmi o kriminel hajdut ti pretendon të bëhesh Kryeministër [ s'ke shanc në ktë jet ] ti duhet të jesh shëmbull për qytetarët. Po ti si kriminel hajdut sdo me dit për ligjet se je monstër. E populli të ka par se çfar monstre je e s'ke shanc në jet që ti të vish prap në pushtet o pusht ordiner. Ti i jep Shqiptarve me zë e me figur se çfar monstre je. Pty rac pise.
PërgjigjuHahahah, po pse kush esht per kryeminister mallisti apo hajduti ? Mos harroni se mallisti i bo te gjitha per mall... hahahahah