TIRANE-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji së bashku me kreun e degës së PD-së në Divjakë Julian Gjini dhe një këshilltar Marjus Seitaj janë proceduar penalisht nga policia me akuzën e organizimit të një grumbullimi ditën e djeshme pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë.

Sipas policisë ata akuzohen se grumbulluan  fermerë dhe banorë të zonës duke mos zbatuar Aktin Normativ që ndalon grumbullimet në kohë pandemie. Gjithashtu janë proceduar edhe dy shitës dhe një fermer, E. H., R. H. dhe A. J., 50 vjeç.

"Katastrofa Rama! Takso dhe ndëshko! Me fermerët në Divjakë, mbijetesa e tyre në dyshim!Ashtu si ata dhe 460.878 fermë të punësuar apo vetë punësuar në bujqësi dhe familjet e tyre janë ende pa asnjë ndihmë nga qeveria" shprehej dje Salianji.

Por cfarë rrezikon ai dhe dy organizatorët e tjerë? Sipas aktit normativ personat që organizojnë grumbullime në kohën e fatkeqësisë natyrore ku ndodhemi deri në 23 qershor për shkak të COVID-it gjobiten 500 mijë lekë. Por një gjë e tillë nuk i bën aspak përshtypje Salianjit, i cili shprehet se "Nuk ka asnjë vlerë ligjore, nuk pyes njeri, do të vazhdoj takimet me qytetarët".

Foto nga protesta