‘Në kafenenë time nuk lejohen burra’, shqiptarja ndez debatin në Gjermani

‘Në kafenenë time nuk lejohen burra’, shqiptarja ndez debatin në Gjermani

Sumeja Zumberi

Për Sumeja Zumberin u bë realitet një ëndërr e kahershme, në moshën 18-vjeçare ajo hapi kafenenë e saj. Por pronarja e re ka tërhequr vëmendjen me konceptin e saj të pazakontë: burrat nuk lejohen në lokalin e saj.

“Baresha” në Bremen është e para e këtij lloji në qytet. Ndodhet në lagjen Gröpelingen, ku, sipas autoriteteve, më shumë se 60 përqind e banorëve kanë një prejardhje migrante.

Sumeja Zumberi ideja e këtij biznesi lindi për shkak se kafenetë në zonë ishin të mbipopulluara me burra. Që kur u hap gjashtë javë më parë, ka pasur një diskutim të nxehtë në lidhje me të në internet, por ajo nuk është e shqetësuar.

“Jam e sigurt që gratë ndihen më rehat këtu se kudo tjetër.Sidomos ato që kanë pasur tashmë përvoja të këqija dhe nënat që ushqejnë fëmijët me gji ose që vijnë me fëmijë këtu. Burrat lejohen të blejnë një akullore në banak, por nuk lejohen të qëndrojnë”, tha Sumeja Zumberi për BILD.

Për menaxhimin e biznesit të saj, mbështetetja më e madhe vjen nga familja, e cila prej 30 vitesh jeton në Gjermani.

“Ne jemi shqiptarë nga Kosova. Për financat dhe sigurimet kujdeset babai i saj, ndërsa në restorant ndihmon nëna",  shprehet ajo.

Salloni i kafeve dhe akulloreve ka një hapësirë ​​për rreth 30 gra. Fillimi ka qenë i mbarë.

“Kam marrë vetëm reagime pozitive nga të gjithë deri më tani", shton ajo.

Një kliente, që vjen shpesh me shoqet ose motrat e saj, shpjegon: “Ndihem më mirë këtu, më rehat, e patrazuar”./BILD

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albanistanija: 15/10/2024 18:38

    Pastaj thone duam te drejta te barabarta, ja se ca ndodh po te ken diçka ne dore. Prite kur te nxjerrin tabelen jasht lokalit.. qente dhe burrat nuk lejohen te hyne brenda...

    Përgjigju
  • Ateisti: 15/10/2024 15:47

    Myslymanestane bota ecen para keta me fe mbrapa...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane